Puthja / Poezi nga Sinan Vaka

Poezi nga Sinan Vaka
 
 
Puthja
 
Vapa gjithkund struk nën hije
Çdo qenie mesditës së gushtit,
S’pipëtin askush, njerëzimi tek fshihet
Nën hije kurorash mes prushit.
 
Zagushia hap krahët, pushtetshëm dhe flaka
e vapës tremb ajrin që dridhet,
Tej e mbanë e këngës së mërzitshme gjinkalla,
dhe dëshira e çlodhjes që ndihet.
 
Papritur zgjimi i gjallesave; si sfidë
me natyrën e ndezur dhe prush,
Çan ajrin ëmbëlsisht e qeshura e një vajze
dhe e puthura tinëz që i jep dikush .
 
 
Ps: Kjo vjershë nuk mu botua në vitin 1983. Dhe të mendosh se redaktor i revistës së njohur letrare të kohës , ishte miku im. Përgjigjia ishte një shabllon i hedhur në copa letrash : – “Ka realizëm , por nuk duket qartë roli i punës dhe motivi le për të dëshiruar “
Të mendosh se kjo poezi ishte një çast mesdite , kur punëtorët e ish ndërmarjeve bujqësore qetësoheshin midis vreshtave për të ngrënë bukën dhe një miku im merrte të fejuarën e tij dhe largohej prej nesh . Diku fshehur, ata ëndërritnin e gugurinin madje në ajër bridhte e qeshura e tyre dhe ndonjë puthje e pafajshme.
( Mikut tim Ll. N.)
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s