Spiritualizmi metafizik i poetes Alma Zenellari / Nga: Agron Shele

Spiritualizmi metafizik i poetes Alma Zenellari

“Nëse poezia nuk lind me të njëjtën natyrshmëri si gjethet e një peme, më mirë të mos lindë fare” 
John Keats

Njohja me poezinë e autores Alma Zenellari ka qenë i kahershëm, dhe çuditërisht sa herë që e rilexon duket sikur kumbimi poetik dhe muzikaliteti fjalë për çdo herë bëhet dhe më sugjestionues. Është lirshmëria e komunikimit, stili i veçantë lirik, por dhe natyrshmëria e ndjesia shprehëse që depërton në farfarën jetë, si gjurmë njohje dhe përcjellje e gjithë emocionecve të saj. Ajo që e veçon Almën me prurjet e saj të befta është lakonizmi i përdorur, përzgjedhja e fjalëve, ngritja e strukurave dhe simbolika e përdorur, e gjithë kjo si një pathos i asaj bote që përshfaq të tjera dritëhije për të lançuar të tjera ngjyrime, të cilat deshifrojnë trajtat e vetë udhëtimit njeri. Sigurisht që autorja ka kohë që shfaqet në qiellin poetik dhe përvoja e krijuar, por dhe spikatja si një zë që ridemisionon kohën dhe paskohën përbrenda hapësirës pa fund, e detajon dhe e vendos atë në të tjera kulme, të cilat përmes pëthyerjeve dhe prizmit rrezatues shfaqin magjinë e atij lloj arti që është përherë në përsosje dhe përherë e më kontemporan. Rrafshi poetik kalon përmes lirizmit, ndjesive të thella dhe emocioneve të forta, të cilat përmes ndërthurjes së rrymave letrare, por dhe rimës ringrejnë atë tempull që shenjtëron çdo fjalë, çdo varg, si një kuptim dhe domethënie për vetë botën dhe artin që përfaqësojmë. Një fjalë e shkruar, e vetme, si harmonizim i ndërgjegjies që i produkton me natyralizim natyre, apo formave krahasuese, diku ndalin thëllimin, diku stuhitë e shpirtit dhe e gjithë kjo si një shpresë për një të nesërme tjetër, aty ku dielli përqafon majat e maleve dhe dita zbardh me tjetë kolorit. Poezia është e tillë, është muzë dhe përtejndjesi, është tejçim i emocioneve, vjen krejt natyrshëm dhe prek me frymë hyjnore. Endja përmes filozofisë mendim dhe simbolikës fjalë çel të tjera porta dhe shfaq të tjera korniza, të gjitha këto si meditim që shkojnë përtej vetvetes, frymëzimit të lartë dhe reflektimit si gjuhë imazhesh e përthyerje vizionesh. Për më tepër le te ndalemi në disa pozi të autores për të kuptuar kthjelltiësinë e artit poetik dhe mesazhin e madh që kërkon të përcjellë.

“Shkëndija jete gjithmonë kam kërkuar, 
lutjet i kam nisur gjer tek retë, 
por fati thonë në yje është i shkruar, 
qiejve i firmosur nga rrufetë.”

Tek poezia shpresë autorja e perifrazon këtë besim të së nesërmes në shkëndije, në zjarr që prushëzon natën më të errët, me lutje blasfemi përtej reve, kufijve më të fundit të hapësirës, që parashtron një fat figurativ në shpërthime të zjarrta rrufesh. Në vijim të kuptimit poetik dhe mesazhit përcjellur shpresa përkufizohet si fuqi e shpirtit dhe zemrës, si prelud që rizgjon të nesërmen, ndez të njëjtin zjarr, ndjek të njëjtën ëndërr dhe e shikon si të vetmin far. Kuptimi më i thellë dualizon luftën e përbrendshme dhe shtron të tjera rrugë, gjithmonë të pafundme dhe gjithmonë ndarë kryqëzim, mes mëdyshjes por dhe kapërcimit triumf, në prekje të më të lartit kostelacion yll.

Alma Zenellari

Sikurse e cituam dhe më lart poezia e Almës është një poezi që ka për tematikë lirizmin e thellë, ndjesinë shpirtërore dhe percepetimin e dashurisë si një evokim dhe dlirësi njerëzore. Është ky përjetim dhe emocion që pasyron të tjera shkëlqime dielli, tjetër rrezatim, çel pranverën më të bukur, por sjell dhe po kaq trishtim, sëmbon diku një zemër e tret shikimin xhamave të bulëzuara pikëzim.

“Kur ikën larg,
larg shpirtit, gjakut, larg trupit tim
në etjen time më lë të mbytem
çmendur nga ankthi, nga malli çmendur
me djajtë e natës kacafytem…”

Qendërzimi elementëve, fizikë e shpirtërore janë të unfikuar përbrenda gjithë qenies dhe patetizmi notave çan akuartitetin mbisundues thuajse në dalldi të plotë, gati çmenduri, sepse e tillë është vetë dashuria, ndjenjë dhe përjetim shpirtëror, zjarr por dhe borë bardhësi.

“E përshëndetëm detin të dy, 
pushtuam bregun e tij me lumturinë tonë të zëshme. 
E puthëm paqësisht,
I thithëm kaltërsinë, 
I falëm ajrit vibrime frymëmarrjesh, 
përkëdhelëm dallgët me shikime,
diellit iu bëmë sy… 
Përqafimin tonë 
e lëshuam mbi krahë pulëbardhash, 
trazuam rërën e lagësht 
me ardhjen tonë të shpenguar 
dhe lamë në ikje midis tokës dhe qiellit, 
lirinë e të qenit “të dashuruar “.

Në këtë poezi autorja i jep dashurisë dimesion universal, e shndërron në velë të bardhë të një deti që përkundet paqësisht, në kaltërsi qielli, e ngre fluturim në krahë pulëbardhash dhe përjetë e nis në udhëtim të lirë.
Motivet lirike në mbarë poezinë e Almës vijnë larg zhargoneve dhe ngjyrave të ndezura, por si prelud dhe elokuencë që e ngrejnë edhe më lart këtë ndjenjë e ashtu përmes mitikës ( “Orfeu- skarificë që e zbret në Had”, apo “Penelopës – besnikëri” ) e bejnë poezinë e saj edhe më grishëse, më tërheqëse dhe shumë më elokuente.

Leximi i vëllimit poetik “ Atëherë kur ti…” të shëtit në shumë hapësira të tjera, ngre shumë qerthulle dhe unifikon një spiritualizëm metafizik, stil ky që e ngre autoren në nivele shumë më të larta dhe e veçon për artin e saj, si një krativitet produktiv dhe zë i patjetërsueshëm i së nesërmes së letrave shqipe.

Agron Shele, shkrimtar, poet

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s