FTESË E ZAKONSHME / Tregim nga Eduart Sulollari

FTESË E ZAKONSHME

 

Tregim nga Eduart Sulollari

Moteli “Trishtim pa kufi” gjendet në rrethinat e provincës U…, ndanë bregut të liqenit, afër rrugës nacionale, bri një kodre plot rrush, mes gjelbërimit, në kthesat pafund, që të cojnë drejt qytetit P… Këto, me një vështrim të shpejtë i kapi syri, kur bujta aty. Nxorra letrën nga xhepi i xhaketës “të pres katit të dytë, tavolina përkarshi dritares qëndrore.” Këtë frazë, ngulitur në kokë, s’di pse e lexova përsëri. Shtyva derën e katit të parë. Në sallonin e madh dy tavolina me klientë, ndërsa në tjetrën, një burrë me moshë gati të thyer, sikur u tremb nga hyrja ime e beftë. Përshëndeta kamarierin , vijova ngjitjen e shkallëve, tek me çonin te Nikola. Ulur, me shikimin hedhur liqenit, rrezëllinte. U përshëndetem me një të puthur te lehte. -Shkëlqen -i pëshpërita. Buzëqeshi. Drekuam gjatë. Kaluam mirë, vetëm se midis nesh, ca pauza disi të rastësishme na ndanin si pakuptuar. Njëhere, kur nuk di se si iu derdh gota e verës, pastaj bëri telefonatë te gjatë, apo kur e thiri kamarieri i katit të parë. Dashuri bëmë në dhomën nr 7. Ore, pa hajde këtu, -më thiri gruaja mes një nervozimi flakaritës, dhe nga xhepi i xhaketës sime shpalosi ftesën e Nikolës. -Ç’është kjo pusullë. Të njëjtën si kjo gjeta edhe në pantallonat e tyt eti?? Vetëtimthi m’u kujtua ndodhia që ju tregova. -Po babai, babai në ç’dhomë bëri dashuri???.

20 MAJ 2007

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s