Kalendari poetik: George Gordon Byron (1788-1824) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

George Gordon BYRON

Kalendari poetik: George Gordon Byron (1788-1824)

Më 19 prill 1824 vdiq në Misolongji(Greqia e sotme) Xhorxh Gordon Bajron, poet i shquar i romantizmit dhe politikan britanik. Është i njohur admirimi i tij për shqiptarët e atyre viteve kur luftonin dhe vriteshin për pavarësinë e Greqisë . . . Njihet gjithashtu dhe miqësia e tij e Pashain e Janinës dhe plot kurreshti të tjera që nuk mungojnë në wikipedia. Sjell nga arkivi i shqipërimeve këtë poezi të tijën:

NUK PO DALIM…

Nuk po dalim ne të dy vonë
Netëve për të shëtitur,
Sado që zemra dashuron
Dhe lart shkëlqen hën’e ndritur.

Ndryshket shpata, kur nga milli s’del,
Myket shpirti, në gjoks i ndryrë,
Zemra vetë pushon, më nuk rreh
Dhe dashuria s’merr më frymë.

Sado nata për dashuri u bë
Dhe rikthehet dita me dritë,
Shëtitje ne s’po dalim më
Netëve kur hën’ e bukur ndrit.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s