Kalendari poetik: William Shakespeare (1564-1616) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

William Shakespeare

Kalendari poetik: William Shakespeare (1564-1616)

Sot më 23 prill është data lindjes (dhe e vdekjes) së Uilliam Shekspirit, dramaturg dhe poet britanik; mbahet si nga më të shquarit në kulturën perëndimore. Dramat e tij i solli Noli në shqip; nga 154 sonetet e tij, përkthyesi i shquar Vedat Kokona ka sjellë mjeshtërisht 29 prej tyre, më kanë pëlqyer edhe klasi i shqipërimeve prej Cezar Turkut të disa soneteve të tij; qarkullojnë edhe shqipërime të tjera, por thjesht shqipërim fjalë për fjalë në prozë; ndonjë tjetër ka sjellë në shqip nja dyzet sonete me vargje 16 a 18 rrokshe (!). Në vitin 2016 shtëpia botuese ADA botoi sonetet e plota për herë të parë në shqip me shqipërimin tim (që nuk pretendoj të jenë në lartësinë e mjeshtrit V. Kokona), gjithsesi guxova ta bëj. Ja njëri nga sonetet:

SONET NR. 121

Më mirë fajtor, sa të ta ngjitin kot,
Besohet faji, jo sinqeriteti,
Sepse fajtor nuk je dhe nuk mbrohesh dot;
Nuk vlen çka jemi, por gjykim i tjetrit.

Pse, sy kurvarësh do të më gjykojnë
Që ves e quajnë gjakun tim dashnor?
Nga dëshirat, qejfin pse veçojnë
Dënohesh dhe duhet ta pranosh me zor?

Unë jam ky që jam, ata të shpifur
Që me mua merren, të hapin sytë,
Se ata do të dalin të lajthitur,
Unë them mjaft me kaq, o mendjepykë;

Sepse, po gjeti e keqja mbështetje,
Të gjithëve, do t’na bëjë për vehte.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj
Shkëputur nga vëllimi Sonete William Shakespeare me shqipërimin e Maksim Rakipajt, botimet ADA, Tiranë, 2016

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s