Poezi nga Agim Desku 

Poezi nga Agim Desku

 

MË ËNDRRO MBI YJE

Më ëndrro një copë diell
Nga toka dhe qielli
Atehëre hape dritarën
Puthëm si lulen.

Më jeto Olimpit
Ti e vërteta e Ozonit
Kaq këngë t´i thura
Dhe ti kurrë nuk u përule.

Të gjitha betejat ty të takojnë
Por,në betejën për dashurinë
Cilin kalorës e vrau dielli yt i zjarrtë
Tani për cilën luftë të të quaj heroinë.

 

DHIMBJET KURRË NUK U TAKUAN

Pse kaq dhembje shqipesh
A pse zoti kështu do
A pse në tokë jemi hyjni
Ndersa tek yjet hijeshi.

Më kërko dhembjen të unë
Udhëtimeve që kurr s̒kanë fund
Asnjë luftë s̒do mbaroj për se gjalli.

Edhe nese fundosen yjet
Dielli nese humbë fuçinë
Dua të shndërrohem në shërim plagësh
Në njëmijë vjet dritë.

Dhembjet kurr nuk do të takohen
Derisa shpirti nuk flet vet
Zot në besë më falë plagë
Vetëm një ditë bota të këtë shërim.

Kur bota ta kuptoj se dhembjet
Ruhen në Kalin e Trojës
Kur një ditë të shpërthejnë
Janë plagë atdheu të ndarë.

Në dysh zemre e mëkatesh
U krijuan dhembjet e detit dhe tokës
Besoni njëmijë vjet eci me plagë shpirti.

 

***

Sot në ditën e gjykimit të demonëve
Kur na shanë e përqanë
Po e shtrojmë sofrën e bashkimit
Dhe gotën e lirisë po e ngritim.

Unë do të dehem para juve
Duke thënë jeto o Zot me ne
T´i bashkojmë plagët më të vjetra
Se vetë jeta e fisit tim për atdhe .

 

KY TRËNDAFIL I BARDHË

Më është dashur të fluturoj mal me mal
Mbi shkëmbinj për t´i thënë vdekjes,këtu jam
Jetës ia kisha frikën çdo çast të saj
Herë e urreja veten pse kaq larg të shkoj.

Me kohët korbiane ç´u zura për ta rujtur fjalën
Ndalova tajfunët të mos na sjellnin më zezona
E dini pse u shndërrova në vullkan Etne
T´i vjell kohërat e perandorëve që më ngritën deri këtu.

Sot nuk e di cilit t´a dërgoj këtë letër të bardhë
Me aromën e trëndafilit ti Tanagra ime merru
Në gjeth të tij dua të dehem dhe të pi në çmënduri
Deri sa të ndalojnë tajfunët ,të ikin perandorët dhë të vdesin demonët.

Atëherë këtë trëndafil do ta shpërndaj në tërë botën
Njeriut të lumtur i ka hijeshi të di më ke të ngritë gotën
Perëndive ngado që janë asnjë fjalë tjetër përpos të shqipeve
Lë të mësojnë gjuhën e Adamit dhe të Eves,ajo ishte gjuha e jonë.

Dhe për ditëlindjen e miqve të mij të shtrejtë
Dua ta ndaj këtë letër të bardhë dhe trëndafilin tim
Ngjyrën e bardhë e ka se miqsia e jonë e shejtë
Që simbolizon dhe ngjanë me vetë hyjnitë.

Aromën e trëndafilit e kisha dërgue
Përmes krahëve të mbesave në Amerikë
Atje ku janë me burra , shkuar burrave
Elzes që ndalon me topin e artë mbi yje e bën dritë.

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s