Poezi nga Donart Rexhbogaj

Poezi nga Donart Rexhbogaj
 
 
BRAKTISJE
 
Më prit
O qjell
Më prit
Ka kohë që pêrbej në êmnin tând!
A thue dyert kur m’i hapë?
Se shumë m’kate po bân ky shpirt
E hînin s’ma tretë dot kjo tokë
Pa ardhë ‘i herë
E me t’i rrokë ato re,
Se malli ka kohë që m’ka pushtue,
Ni vikâmë t’madhe kam m’jâ krisë
Mu bâ qull n’lot
E fatit me ja cakrrue dollinë!
 
 
 
UDHË PA KTHIM
 
Rrugët ishin bâ udhë
N’cepin e thepisun,
Zig-zake
Fije ovale
Imazhe të grisuna
Thyheshin në pafundësi..
 
Kângën e mallkuen
Si kafshatën e mbetun n’fyt
Prej lëngatave të shfrymjes
Kërkojshin
Tymin e përjetësisë.
 
Horizontin e harresës
e kujtuen kalimthi
Si myshkun e fshehun në gji
ngadalë
E copëtuen besniknisht.
 
E gjurma t’fshime nga shiu,
Duert me rrudha,
afshin e kujtesës
u vodhën dreqnisht!
 
Tani, litari âsht shkëputë
vjedhjen se duroi qielli,
Fijet i dogji gjëmimi i reve
Që ngjyrë gjaku u kishin bâ shtatin!
 
 
 
SHPËRTHIM
 
Qetë
Filloj
Me i shkurtue rrâjët
Vijave t’ballit,
Tue e shtrydhë
Mishin kokër
Kokëfortë,
Nën ashtin e boshatisun
E mos me i lânë kund
Vrimë pa i bâ,
Krejt mllefin me e shfrye
Tue shtrydhë ftyrën tânde
Po jo para pasqyrës
Se t’nêm
Veç hakun duhet pague
Kur t’dojsh
Mu zbukurue..
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s