Poezi nga Sahit F. Osmani

Poezi nga Sahit F. Osmani

 

LIRIA MË ZURI NË RRUGË

(Kosovë, 1999)

Në ditën e lirisë i mungova atdheut
Isha në rrugën e kthimit nga dëbimi i dhunshëm.

(Në rrathë ferri na patën mbyllur
E dhimbshme ishte rruga
Plagët kullonin gjak deri në palcë të shpirtit.)

S’dija të qaja a të gëzohesha
Liria më zuri në rrugë.

Kthimi ishte i madhërishëm
Edhe pse atdheut i mungova në ditën e lirisë
Ai më priti gëzueshëm edhe pse i vrarë e i djegur…

(Po aq sa mund të shkeleshin yjet në qiell
Po aq mund të vritej liria e atdheut
Ndonëse vriteshin njerëzit e digjeshin shtëpitë
Po atdheu shndërrohej në feniks
Bëhej më i bukur, më i shndritshëm.)

Liria e atdheut të zënka kudo që të jesh
Nëse me trup e shpirt atij i shërben.

 

Ndërkallje

Nata i ka kapërcyer kufijtë e territ
dhe ka dal në dritë
është përflakur nga rrezet e diellit
dhe ka mbetur pa shpirt
në kupën qiellore është ndërkallur
hëna bashk me yjtë
hapin gjijtë e plagëve si trëndafila
dhe bëjnë dritë.

 

PËRMES FJALËS DHE KËNGËS

E dimë se për njeriun e urtë
është më e ëmbël fjala se mjalti

Duke shijuar ngrohtësinë e saj
lehtë ia gjejmë zemrën dashurisë

Të keqen dhe çnjerëzoren
nuk i lëmë midis nesh

Bukuria e fjalës
ndryshon klimën e padurueshme

Njeriu i ligë gjuan dinakërisht
ushqehet me intriga dhe dehet me mendjen

I urti përmes fjalës dhe këngës
lidhet me njerëzit.

 

Shpërfill vetmia

Për shkak të braktisjes
Për shkak të harrimit

Verë e dimër shpërfill vetmia

Ora është ndalur koha ka ngrirë
Në sy të një ylli ndizet shikimi

Sa larg e sa lart si ta mbërrijë dora
Shikimin shpirtëror e këput largimi.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s