Poezi nga Sonja Haxhia

Poezi nga Sonja Haxhia
 
 
Unë shkruaj
 
Unë shkruaj me shkronja shpirti
gërmëzime që prekin në gjak
vargje që mbartin brengë
e gremisen hoveve të akullta,
për atë që shkon e kthim s’ ka më pas
për atë që vjen e rilind çdo agim të bardhë.
 
Unë shkruaj edhe për ty
e kur nuk gjej dot më fjalët e duhura
humbas ngjyrës blu
atje ku takohet vështrimet e kaltra
gërshetave të rrezeve dritë
përthyer kaq ëmbël prizmit të syve
e rrezatur përjetësisht tek Unë.
 
 
 
Portrete të pëjetshme
 
Të vetëdijshëm udhëtuat larg
mes dy imazheve
dy piktura të epokava të magjishme,
ngjyrave që nuk zverdhen kurrë
as akujve të veriut
ngrirë ishujve të harruar.
 
Në gjurmë ëndrrash rendët
me të çmuarat fjalë,
pëshpëritur në gjuhë librash
jetësh kaluar detit plot dallgë.
 
…e kjo frymëmarrje,
Liri e dëshirave të mia,
zbrazur ndjesive më të thella
mendimeve më të bukura;
për ju prindrit e mi, portrete të pëjetshme.
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s