DASHURI E NDALUAR / Nga: Eltona Lakuriqi

DASHURI E NDALUAR

 

Nga: Eltona Lakuriqi

E di që je një dashuri e ndaluar që në nisje, gati e mallkuar. Mendoja se e gjithë bota ishte aty por gabohem, sa shumë. Të gjithë na shohin si çifti ideal por nuk është kështu. Të shoh në sy dhe shpesh mendoj për ty. Jeta ime dhe ato pak përjetime vërtiten dhe sillen rreth teje. Mundohem të mendoj se je një afeksion, fiksim i mometit por nuk është kështu. Më kot e gënjej veten në mënyrë të vazhdueshme. Ne nuk jemi miq, qaj pas takimit me ty. Mendoj se me sytë e tu mund të shihja një tjetër qiell, diell dhe më shumë se kaq. Diçka të pengon … kjo është një dashuri e parealizueshme. Kur mendova se të gjeta, të humba e të rigjeta përsëri , në ëndrrat e mia je ti… Humbas pas syve të tu të kaltër . Dikur mendoja se princi ka sy të kaltër, ndodhi por në vuajtje. Sigurisht dashuria është dhe vuajtje. Ti je protagonsti i këtij shkrimi dhe nuk e di. Një ditë si shumë të tjera do të takoheshim, ti nuk erdhe diçka të kishte ndodhur. Ti mungove dhe unë ndjeja frikë, ankth se çfarë po ndodh … Në fakt asgjë nuk kishte ndodhur… thjesht të kishte zënë gjumi. Megjithatë mendimi im shkonte larg më shumë se aq. E di që është dashuri e mallkuar mendova se të humba përgjithmonë. Të tjerët i krahasoj me ty, gabohem torturoj veten time. Askush nuk është si ty. Ti je një qenie si gjithë të tjerët që unë të dua dhe duhet t’a mbaj të fshehur. Më kot shpresoj se do të jemi bashkë nuk ka për të ndodhur. Ti i ke bërë të qarta ndjenjat e tua. Nuk ke dashur të jem një aventurë për ty dhe këtë e respektoj. Ndoshta mund të kishe zgjedhur të isha një zgjedhje momentale për ty dhe ti nuk e ke bërë. Më duhet të të mbaj si një kujtim të vyer në përjetimet e mia. Dhe tani po qaj por ti nuk e di kjo do të jetë sekreti që do t’a marr me vete në ditën kur të ndahem nga jeta tokësore. Disa dashuri janë të ndaluara që në nisje nuk mund të lindin. Pranvera erdhi …bashkë me ty dhe pa ty… Më duhet të dorëzohem dhe pse mendoja se do të ishe ti bota ime. Gjysma e ëndrrave siç do fillim i bukur . Më duhet t’a pranoj se kjo mbetet një dashuri e mallkuar, ku do të duhet të thurren vargje satanike. Ëndrra të mbetura në mes … dashuri të mbetura rrugëve …lotë që rrjedhin dhe një jetë që vazhdon pa ngjyra.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s