Poezi nga Eliverta Kanina

Poezi nga Eliverta Kanina

 

DËSHIRIM

Janë ca gra që dinë të plaken bukur
Të kujtojnë perëndimin
Vezullimet e ujrave
Nuancat e ëmbla
Të ngrohta
Horizonteve kur lëshohen…
Ah të kishte burra
Të jenë e të mbeten mbi to
Sikur dielli…

 

LIBRI NUK E KA FAJIN

Një lule i gëzohet vetes, mes dëborës
Ndërsa ngricat ia premtojnë vyshkjen e shpejtë
Një grua, një libër, i mbijetojnë ngricës
Me një diell të shtirur, mbyllet kjo javë
Mes fëmijëve të mi dhe të botës
U strapacova për të dhënë më të mirën
Më të bukurën nga vetja e shfaqa
Të pamundurën bëra të ndihem gjallë, një zog
Indiferenca përreth mi lagu pendët, sytë
Reshjet në shpirt më mjegulluan
U rëndova, u lëndova!
Anullova fluturimin drejt qiejve
Ku dashamirësit e librit tim ma kishin prerë biletën…
Kur familjarët më pyetën: si dukesh?
Si ndjehesha ishte tjetër gjë tek unë
Isha një pemë me fruta plot lëng, shije e aromë
Që të hidhura atyre u bëheshin në gojë
Unë s’munda të jem ndryshe
As u përpoqa të dukem siç donin…
Gatova për fëmijët gjithçka u pëlqente
Pasi nxorra rrobat nga lavatriçja, i ndera
Përtypa një hurdhër të njomë me pak bukë e djathë
Në këmbë, duke ndjekur një program në TV
Në pritje, të laja enët e darkës
Ditës së djersitur i bëra një dush
Me rroba të pastra çova veten për të fjetur
Puthjen e rutinës im shoq nuk ma dha
Se nuk mund të ma falte aromën e hurdhrës
Shpinëkthyer, pas një ëndrre me puthje më zu gjumi
E puthur u zgjova
Me një titull të ri libri e nisa ditën…

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s