Poezi nga Liman Zogaj

Poezi nga Liman Zogaj
 
 
SHPIRTI I REBELUAR NË HESHTJE
 
Fatet dhe Femrat sot
 
BisedË me Studenten Diellza Basha,
Mbesës sime Hanife Shala -Basha
 
Me shpirt nëpër dhëmbë
Me vekë, me almise,
me furkë nëpër duar
e duke ëndrruar dritë
e duke e qëndisur diellin
në qilimat kuqë e zi.
 
Ti Nënë
Ti Motër
me shpirtin
e rebeluar në heshtje.
 
Hiqe shamin
nga vetullat si hëna
e lësho gërshetat mbi supe,
si dy ylberë
dhe qeshu
e qeshu sa të duash
deri sa të pëlcasë orbita e zezë
mbi kulmet me rrasa.
 
Nënë, nisu shtegut:
Aktore, Juriste, Mjeke, Poete
edhe në skulpturë
gdhende diellin-sa toka ime.
 
Nënë, me zërin tëndë
këndoje bareshën“
e Nexhmije Pagarushës,
me zerin e bilbit që i vajton fatit.
 
Nënë
me mimikën e vrarë
luaj premierë
tragjediët e Bekim Fehmiut
edhe“ Kufomën e gjallë“,
ku Aleksandër Moisu
spektatorëve ua mësonte varrin
dhe jetën-Kufomë.
 
Ec,
mos pyt kurrë
Për fundin
– jemi nisur Diellza
ende nuk e di
a jemi zgjuar
Ehu, sa larg është Dielli.
 
Unë, Ti, Ajo
si zogjë në furtuna
fatet në beteja
me zokenet e maleve.
 
Edhe kur , une qaja
edhe kur ti qeshje,
si fëmijë i lemeritur
sy me sy me diellin.
 
Bija ime,
mos prano
rrjeta mbi sy,
as futë mbi fatin
edhe në u shembshin
shkretëtirat
edhe në u shtershin detrat,
edhe në u bëftë kjameti
për hir të fatit
për hire të buzëqeshjeve
të Nënës sime
mos e mbaj
errësiren e varrit para syve
mos e verbo dritën e syrit
me leckat e zeza,
që ta ndrydhin fatin e ndrydhur.
 
 
 
E HARROVA BUZËQESHJEN
 
U nisa në dasmën e madhe
vesha Tirq me nëntë fije gajtana
kësulën e bardhë mbi vetull
opingat e lëkurës
me shtatë dredha të spages
por,
aa nuk hyra në valle
as vashës me gjoksin nën diell
s` ia mbusha xhamparet
e defit me dollarët e dhembjes
e harrova buzëqeshjen
se nusja erdhi me nëntë plagë
se dhëndrri s’ ka mbrri në dasëm
me kukzat e thyera betejave.
 
 
 
LOTËT E VASHËS JETIME
 
Më besoni,
nga lotët
nuk bëhet as lumë
as det.
 
Nga dhembjet,
nuk shkunden planetët
as magma e zjarrt
nuk i shëron tërmetet.
 
Dritaret
e kullës së gurit
i le krejt të hapura
të bëhem mik me yjet.
 
Me fluturat e praneverës
hyra në lojë
por, ato fluturojnë nëpër qiell
e unë, mbeta mik nga larg me diellin.
 
Krejt si fati im,
edhe : lulja e këputur
qelqi spirr-spirr i thyer
urna në detin e vdekur,
Më besoni
me lotin tim
i ujis
lulet e pikëllimit.
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s