Poezi nga Elida Rusta

Poezi nga Elida Rusta
 
 
Flatra e klithme
 
Në nji copë lumi tatëposhtë,
toka avulloi harrësë téme.
Edhe qielli mori frymë n’ty.
Ndodh kështu veç kur je çmend
e zemra shkyen gjoksin
me shëtit zbath
ndër ugare të pashkeluna.
S’ka poet që mendon me krye.
Ju m’keni ba t’lumtun imzot,
e prej krahnori të nji hyjlinduni,
ásht vshtirë me dal.
Po shkoj në kasollen e shenjtë,
larg prej ngrehinave mondane,
nuk muj me dal e mos me u kthye,
teshat e huja nuk m’bien,
s’jam mushkë që merr me shqelma të zotin,
ani pse s’kam prekë móti ksi fryme.
Nuk i pendohem fluturimit.
Fluturimi jém s’ka veç shpirt,
ujë e zjerm
flatra dhe klithmë.
Ka edhe frikë…
S’due me e vra,
nuk e lëshoj për lehtë udhën
që ja hapa vetë shtegun.
Du me dek’ ngapak, jo njiheri.
Unë kthehem…
Kthimi ásht toka jéme,
dashni që nuk m’len me fjetë.
Po shkoj se të vras e mbes pa gjumë.
Gozhda proverbiale
njëjtë ka me e mbyll qivurin,
ndryshe përralla
nuk kish ekzistu….
Hë, më thuej çka mendon?
Po rri dhe pak se s’bahet nami.
Me ndërtue nji urë?
Ani, ásht mirë me u rritë
diku ku mbshtetet shpirti.
 
 
 
 
Jam kthye me lé s’dyti
 
Jam kthye me lé s’dyti,
këtu ku akrepat kohën kthejnë.
Ándrroj
për humnerën e djeshme,
për humnerën e nesërme që prej sot e kena mbrri.
Veshun me nji cohë prej reve,
mshehem skutave t’shpirtit,
e nga pak
vdes e çelem përditë.
Të çmendunit si unë,
ulërasin po s’tuten,
s’kanë ku me u rrfye.
Kah po shkon ky i ftohtë?
As vargu i poetit
që mundohet me fashue dritat e errëta me poezi,
nuk ka çka me ftillue ma.
Horizonte t’lagshta…
Unë ngas mbas dashnisë
që mëkon marrëzi urie,
mos me u kthye prej rrugës zjarrtë ku digjem çdo çast.
Le të thonë e vrau shtriga,
me thikën e ámël t’dashnisë
e në tehun e saj
rinoi plakën n’fytyrë.
Due me ja puth diellin në buzë,
rrezet n’sy,
me mbush cicërima rrugët e zbrazuna,
me zbrit hánën n’gjinjtë e mi.
Sa keq me pá nji zanë
që ndrin si xixëllonjë,
tek puthet me hije t’ftohta,
me zemrën e dorzueme.
Kështu bjen e mbetet madhështia,
e qetë,
si vesa e mëngjeseve në prill.
A e sheh dashni?
Ka vdekatarë që luten me ndej me ty,
duen me u gremisë,
tuj pi vetminë
aty skaj zjermit,
me nji poçe vénë të Omar Khajamit,
mbi nji velenxë t’leshtë.
Nën këpucët pa taban,
me thye trokun e akujve.
Unë qysh t’ja báj?!
Pa u taku me ty
në të kthjelltat e mia mendime.
Po ku di ti?!
Kurrë s’më ke pá n’sy,
Po dal prej ándrre,
s’besoj të kem fat me pi ujë hyjnor
në burimin tánd “vrasës”.
Qaj rrashtën téme
kthehem me sy prej qielli,
pres në limanin e shpresës
me ta ndi zánin,
botës s’ja kam dertin má.
Bjeshka le t’mbytet në peshë t’dashnisë…
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s