POEZIA MODERNE E PALUAR ME DASHURI… / Nga Remzi Limani

POEZIA MODERNE E PALUAR ME DASHURI…

Poetja jonë Liri Bimi, me kujdes të vacantë i çaset vargut lirik të poezisë moderne, që të na servojë fjalën e bukur, të shtruar në sofren prej fustani, të veshur me beharin e një fryme pranverore, e cila godet në qendër të dhembjes sonë…!

 


Remzi Limani

Në librin me poezi “DRITHËRIMË DASHURIE”, poetja respektive Liri Bimi, nxjerrë në pah aromën e jetës, të cilën, me të drejtë e lidh me frymën e dashurisë për njeriun, shikuar nga shumë kënde të jetës. Ndaj, vjershërimi i saj, po ashtu, edhe tek lexuesi rrjedh prajshëm dhe na bëhet i këndshëm deri në fund të fjalës. Pra, poetja e nderuar, me metaforën e qartë figurative, shpalos shpirtin poetik, duke e fokusuar syrin e mendjes mbi shenjtërinë e dashurisë, e cila na bëhet preokupim i natyrshëm dhe dhembje e këndhme për të gjithë ne… Në këtë kontekst poetja dhe vargu i saj thotë: /U përplasa me dallgët e shpirtit/Në prehërin e dashurisë/ Pushova/. Kjo e thënë poetike, lidhet ngusht me jetën dhe fatet e njerëzve, të cilët, lumturinë e tyre mundohen ta gjejnë të përkundur në prehërin e dashurisë – qoftë bekuar!
Së këndejmi, poetja jonë Liri Bimi, me kujdes të vacantë i çaset vargut lirik të poezisë moderne, që të na servojë fjalën e bukur, të shtruar në sofren prej fustani, të veshur me beharin e një fryme pranverore, e cila godet në qendër të dhembjes sonë – ku këndshëm vritet syri i prushtë me gjithë frymëmarrjet e puthura deri tek shpërthimi i orgazmazmës mbi gjoksin e fryer të vashës (flet vargu…). Pra, fjala e shkruar dhe guximi i poetes, me të drejtë vrasin botën primitive, mbi të cilën frymon bota e mediokritetit provincional, i cili, në mungesë të guximit të shprehjes fsheh dëshirat dhe ndrydh ndjenat pa asnjë nevojë duke e ngulfatur vetveten dhe fjalën e lirë…!

DRITHËRIMË DASHURIE

Pra, në librin ““DRITHËRIMË DASHURIE”, dëshira e zjarrtë dhe mall i madh, na shndërrohen sikur në një tokë të tharë etjeje, a pemë e pjekur dhe të hazërt për vjelje… Ndaj, në kuptimin figurativ, trupi i femrës na ngjanë në një pemë frutore të preferuar dhe shumë ëmbëlake, e mbushur gjithë fruta të përzgjedhura nga Perëndia e bukurisë…! Në këtë kuptim, të përshkrimt të së bukurës, dashurisë dhe dëshirës fiziologjike…, natyrshëm shpërthejnë emocionet e mbështjella me fjalët e përzgjedhura, për të qenë krah syrit dhe frymës së dëshiruar, e cila na zhvesh nga malli dhe na bartë në qiellin e shtarë… Dhe, /Kjo natë do jetë…/E mrekullueshme/me ty…/E ndritur/e ëmbël/ e zjarrtë…/, vazhdon poetja vjershërimin e saj, duke e sintetizuar poezinë në një pikë – ku puqet malli dhe etja për të vazhduar lumturinë e krehur në flokun e dhe trupin e femrës, për ta kuptuar thelbin e dashurisë për të qenë e dashur dhe e dashuruar. Pra, në kuptimin e mirëfilltë dhe leximin e sinqert të këtij libri, asnjë të vetmën herë, nuk guxojmë të flasim apo të mendojmë, se këtu bëhet fjalë për ndonjë lapërdhi fjalësh, por, për një çasje estetike, ku fjala poetike rrjedh dhe shtrihet natyrshëm në gjithë librin. Ndaj, poetja Liri Bimi, jo rastësisht, nëpërmjet fjalës artistike na dhuron shpirti e saj të paçt dhe na shpalos të vërtetën e pranueshme dhe të padiskutueshme në kuptimin e plot të fjalës dhe shprehjes…!
Këtu, në vjershërimet e paluara të librit në fjalë, përveç dashurisë universale dhe asaj me ngjyrime individuale, poetja flet edhe për një dashuri veçane, e cila ia mbyt shpirtin e mërguar prej kohësh… Prandaj, znj. Bimi, me nostalgjinë e dashurisë veçane, i këndon Nënës së saj, duke e prkëdhelë me fjalët dhe ndjenjat e pashuara për frymën dhe prehërin e saj, ku shpirti i poetës në vazhdimësi mbledh lotët e vakët kushtuar nënës – dashurisë e cila nuk shterron asnjëherë.

Lili Bimi

Poetja, në këngën dhe dhimbjen e saj për nënën, brendaperbrenda dashurisë së nënës, ajo shtron vajin dhe mallin edhe për atdheun e saj duke na pohuar me këto fjalë: /Shikoj sytë e tu Nënë…/sa humbas në detin më të thellë/në atë të jetës që ka bërë të takohemi/e që kurrë s`do t`na ndajë/. /Malli merr krah dallëndysheje/Te Shkodra ime më shpie/Një ënderr e çuditshme/Bëhet shqipe mali/.
Dhe për fund, poetes i urojmë det të qetë drejt përqafimit të Nënës, rrugëtim të mbarë dhe suksese të reja në fushën e poezisë.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s