DASHURI E MOHUAR. 2 / Nga: Lela Kokona Dardha

DASHURI E MOHUAR. 2

 

Nga: Lela Kokona Dardha

Liza qëndronte mbi krevat e zhytur thellë në mendime, duke mbledhur të gjitha ngjarjet e përjetuara .Zëri i Petritit ,i të dashurit të saj, herë i ikte e herë i vinte duke i thënë:
–” Liza, të dua përjetë” ! Ajo e ndjente se gëzimi i saj ishte vrarë.– “Petrit, kam mall ,kam etje për zërin tënd , takohem shpesh në ëndrra me ty”.–Për pak çaste buzëqeshte, e papritur shpërthente në vaj.U hap dera ,ishte nëna e saj.– Liza, të lutem ha, se dreka iku për ty, po të ikën dhe darka e ti pa ngrënë, — i tha nëna e gjorë me një zë mallëngjyes.
— jo ,nuk dua! — iu përgjigj prerë ,me një ton të fortë.–Po t i më the kam uri moj bijë!?
— Po moj nënë, po ti këtë uri e etje s’ ma shuan dot,e kupton moj nënë?
— Eh moj bijë, mos ma gërvish këtë shpirt! — Nëna e mbështolli me krahët dhe kokën ia mbështeti në gjoksin e ngrohtë. Lotët i rrokulliseshin mbi flokët e praruara të bijës së saj.
— Po nuk e di moj nënë pse po ndjej një rrufe mallkimesh? Pse kujtimet e bukura më bëhen gërmadhë? — Nëna e gjorë mbeti pa fjalë si e gozhduar, e mpirë, me buzë të thara.Ndërkohë Liza filloi të ndjejë një dhimbje barku e shoqëruar me të vjella papushim. Nuk di pse kam një boshllëk të madh në gjithë trupin, si një parandjenjë të keqe !? Ajo stepej me sy të ngrirë në portretin e tij ajror. Mundohej të largohej nga ai kujtim, por ai si një fllad i lehtë, e mbante, e ngërthente me brengat e mallit, si një forcë magjike i ngjasonte dhe një buzëqeshje e hidhur i kishte ngrirë në buzë. — Ai të gjeti ty për të konsumuar jetën, për të vjedhur dhe pikën e fundit të lotit tënd.– i foli nëna në kulmin e dëshpërimit. Filloi në ato sirtare të gërrmonte me nxitim. — Çfarë kërkon moj bijë, më thuaj?
— Po qirinj moj nënë, dua të bëj një lutje Zotit. E ndezi dhe filloi të lutej.Zemra e saj shprehte dëshirën, ndërsa qirinjtë i dukej se do të përcillnin shpresën .Vuajtjet për një hop sikur heshtën .Përsa flaka digjej, shpresonte që lutja vazhdonte të dëgjohej nga Perëndia.Lutej dhe gjuha e saj ngjasonte me gjuhën e një zogu që i kuptohet nota e trishtimit kur këndon. Pëshpëriste e dërrmuar nga kujtesa e lodhur duke qarë me dënesa mbytëse.– Dëgjo bija nënës! jepi fund dashurisë për atë të pabesë.Ju jeni shumë të ndryshëm bijë, si trëndafili i bukur plotë aromë me ato gjëmba shpues që qëndrojnë rreth tij. Çdo fjalë e nënës korespondonte me emocionin e brendshëm që gjuha e saj nuk mund ta shprehte.–Mbaji në balancë logjikën me emocionet!
— Të them të drejtën nënë, ai është në burg, akuzohet për vrasje. I shkruajta një letër e i thash se unë nuk martohem me një vrasës, nuk mund të trashëgoj fëmijë nga një vrasës kurrësesi. Por prap nënë, them se s’kam gabuar në zgjedhjen time, nuk dua të ngutem, do të pres deri sa të përfundojnë hetimet, — i’u përgjigj Liza me një zë të mekur e të gjysmuar.– Megjithatë, atij ia preva shpresat se nuk do të jem gruaja e tij. Për habinë time më ka dërguar kërcënime se do më vrasë nëse e braktis.– Zot, çpo më dëgjojnë veshët! Bija ime të jetoj me një kriminel? Harroje se këmba e tij do të shkelë më në këtë derë!– Ti je e zgjuar, ke një thellësi mendimi për të pasur zili, – e këshilloi me urtësi si asnjëherë tjetër.– Ke filluar të bëhesh idhnake dhe e zymtë.Si duket, të kanë shteruar rezervat. Të ka ikur buzëqeshja me babanë, ti që ke pasur buzëqeshje për gjithkënd! Nuk po të njoh më moj bijë! Pavarësisht së shkuarës, tashmë ndalo me kohën,kujdes të tashmen e mendo për të ardhmen, se ndryshe je krejtësisht e pasigurt. Je bërë pa ambicje, je bërë një lëmsh i pakuptueshëm.Ti duhet të duash veten në radhë të parë dhe të jesh krenare për atë që je! Kurrë mos e braktis veten! – Ajo e vështronte babanë në heshtje të thellë, vetëm psherëtinte.Ne e dimë mirë se çfarë është e mira për ty. Nëna parandjen e nuhat të ardhmen e fëmijës së saj, çdo të keqe , prandaj besoje, më dëgjo mua!– T’i nënë je mësuar të përkushtosh përkujdesjen tënde tek ne, aqsa krijon pasiguri në boshllëk. Më lejoni të kem vetëbesim. — Pse moj bijë, të mbysin ty përkujdesjet e mia?– Jo nënë, por ti më ke bërë të rriten me ankth, shpesh ndihem në faj. Ti je gjithmonë në luftë me meshkujt që më vrojtojnë, don të më mbash gjithmonë nën krahët e tu, nën kontroll.Ti do të jesh bashkëpunuese me mua, por jo drejtuese nënë! Ti ke shumë vlera, ke shumë përvojë nga jeta, por unë do të eci vetë nënë! Ki besim tek unë!-
— Mirë, Zoti të ndihmoftë dhe të bekoftë e qofsh gjithmonë e vlefshme bija ime!
— Sa thellë në shpirtin tim i ke lëshuar ato rrënjët e tua nënë ,deri në inde ,sa tani që të kundërshtova këshillën tënde, po ndjej dhimbje të forta, drithërima.- lëshoi lot sa lagën gjoksin e nënës ,sikur po derdhej një krua..Filloi të qante me ngashërim e futur në gjoksin e ngrohtë të së ëmës si dikur. Ngashërehej në kulmin e dëshpërimit .– E doja me jetën time nënë, e do interesohem deri në fund derisa të dalë e vërteta. — Atëherë ndërhyri babai saj: — Liza, fola me avokatë e prokurorë. Më thanë se ai e ka kryer krimin, e ka pranuar, por ka paguar shumë dhe …por do të mundohemi ta nxjerrim të pafajshëm thanë. Por unë kundërshtova bijë.Nëse ka bërë krim, le të dënohet!– Po baba, ky ka qenë dhe mendimi im që në fillim, madje ia kam bërë të qartë atij dhe ai është i sigurt tashmë se mes nesh mbaroi gjithçka. Por shpresa vdes e fundit baba! Pa mbaruar ende mirë bisedën e tyre, u dëgjua një zë i fortë në televizor– Nuk është e mundur, ai ka paguar të gjithë, ai është vrasësi i djalit tim, si mund të jetë i lirë ai dhe djali im të kalbet!?
— Kujdesu nënë për vete! — Me këto fjalë, Liza doli, hapi portën që gjendej në fund të oborrit.– Liza! — U dëgjua zëri i Petritit që po e priste te dera e shtëpisë.”Mora pafajësinë”– Si? E fitove apo ta dhanë duke paguar?– Ç’rëndësi ka? Unë tani jam i lirë.
— Jo Petrit, tashmë rrugët tona u ndanë. Ti je i lirë ,por tashmë je një vrasës, sje më njeri por një kanibal, kjo më bën të të urrej,e nuk mundem në asnjë mënyrë të jetoj me një vrasës. .Si mundesh të buzëqeshësh më, të shijosh jetën kur preve në mes jetën e një biri nëne për një sherr banal?– Si? Je e sigurt për këtë që po thua? — Po, më se e sigurt, mos guxo të më kërkosh,rrugët tona tashmë u ndanë, ndryshe do të kërkoj mbrojtje në polici,– ndërkohë mori rrugën në drejtim të kundërt të Petritit.
Një breshëri plumbash u derdhën në trupin e Lizës .Dora e tij vrastare vazhdonte të gjuante pamëshirë duke prerë në mes jetën e saj.Nëna ndjeu jehonën e zërit të saj që e kish ndjekur nga pas duke i dhënë këshilla…
–Moooss — moooss biiijën time, të vraftë Perëndia, moooss….! Klithte shpirti e dridhej zemra e nënës së gjorë aq sa dhe planeti sikur dridhej,toka tundej e qielli gjëmonte…si për të shoqëruar atë ngjarje të dhimbshme.Nëna u lëshua mbi bijën duke e shtrënguar e dëgjuar pikën e fundit të frymëmarrjes dhe rrahjen e fundit të zemrës së saj. I shtëngonte fort dorën e saj që po ftohej e priste përgjigje,në pritje për të parë atë bebëzën e vogël të shndritshme të syrit të saj, duke lëshuar klithma të llahtarshme.Një heshtje vrastare kishte pllakosur e një stuhi po afronte me bubullima të forta .Po afrohej një shtrëngatë që ngjasonte asaj shtrëngate të shpirtit të vrarë asaj nëne të gjorë. Njerëzit u grumbulluan tërë pezmë e meit në fytyrë nga pamja makabre e vdekjes dhe askush nuk guxonte të afrohej, thua se kishin frikë nga molepsja e ftohtë e mortit .Nëna përpëlitej e dridhej nën kthetrat e dhimbjes shpirtërore që i shpërthenin nga thellësia e zemrës .Treste shikimin lart,atje ku shpirti saj do të ishte kthyer në një meteor në qiellin e paanë,atje do të qëndronte e qetë mes yjeve. Tashmë ishte nisur në një rrugë pa kthim. Një pëlhurë heshtjeje e rrethoi, por shpejt zëri i qyqes e prishi atë qetësi, i cili e shoqëronte më pas çdo ditë nënën, duke pritur të pamundurën e duke pritur orët e fundit të jetës asaj nëne,që po shuheshin me shpejtësi.Sa dhimbje mbarti shpirti saj! Veshët e saj ushtonin papushim klithmat e së bijës,– “Më vrave i pabesë”!
Deri sa bie muzgu e duket hëna e re,rri e pret në dritare duke e shoqëruar pëlhura e iluzioneve, për ardhjen e asaj shtojzovalle që se gjeti dot atë lule magjike të lumturisë.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s