Poezi nga Josif Gegprifti

Poezi nga Josif Gegprifti

 

Një ëndërr 

Ishte vetëm një ëndërr
Sa e gjatë as vetë nuk e di
Por di që
Ishte një jetë e tërë 
Dhe brenda saj Ishe vetëm ti.

Më erdhe më erdhe në ëndërr
Më puthe me buzën e ëmbël
Më erdhe më erdhe si engjëll
Dhe mbete për jetë në ëndërr.

 

U takova me natën

E thirra mbrëmë
Një natë të largët,
Ajo erdhi
Dhe u ulëm përballë.
Nata nuk kishte yje,
Unë nuk kisha shkëlqimin e syve.
Ndenjëm gjatë,
Biseduam e kujtuam gjithçka,
Pastaj të heshtur u ndamë.
Nata u zëvendësua nga dita,
Para meje u shfaq e qeshur,
Drita.

Një agim i ri na përshëndeti…

 

Ja mora hënës një rreze!

Sytë e saj xixëllonin atë natë,
si dy dritëza qirinjsh të zgjatuar,
nën ndriçimin e yjeve të zjarrtë,
ëndërronim për dashurinë e praruar!

Nata e magjishme,qiellore,
binte mbi ne e qetë, ngadalë,
nën melodinë e rrezeve hënore,
vallëzonin mbi liqen ca valë!

Ja mora hënës një rreze,
buzët e saj për të ndriçuar,
dhe nata u ndrit, u ndez,
nga puthjet me zjarr të prushuar!

 

***

Është një det
Në zemrën time.

Një dashuri lundron në të…

Atje ka dritë.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s