Poezi nga Rami Kamberi

Poezi nga Rami Kamberi

 

NDËR MOTE T’KOHËS, THA…

T’mos i shkruhet
Emri e as gjuha, plisit, tha, syengjulli me kokë djalli
Duhet, të shuhet
N’kohë e hapësirë, n’heshtjen e gjakut, ku i rri, balli

Nuk dua, nata, heshtjen e ditës ta shqetëson me flak’
Me vdekjen e tij, t’i thur vetes, këngë lavdie që flasin
N’sytë e hirit, mbi zjarr të shpirtit, që tokën përgjak
Dua, të jem si engjull, që rrufetë nga qielli ta godasin

T’mos i shkruhet
Emri e as gjuha, plisit, as të mbetet n’harresë, si fis
Duhet, të shuhet
Bashkë me sytë e hirit, se nga hiri, na ringjallet plis.

 

N’SHPELLË, T’ROBËRISË…

Për pak qiell
Kok’e plisit, mbet e gurëzuar n’shpellë, t’robërisë
Për pak diell
Shikimet e syve liri, u sosën n’hijet gri, të tradhtisë

Si mallkim i Perëndisë, ngulitur n’kobin e motit
N’rrugëkryq t’jetës, ku balli i shtateve e prek tokën
Që t’digjet, deri në palcë, bashkë me sytë e lotit
Për jetëgjatësi të bardhësisë, maleve ku e la kokën

Për pak qiell
Varret u shndërruan n’istikame, hiri gjuhës n’pavdekësi
Për pak diell
Kok’e plisit mbet gurëzuar n’shpellë, me emrin Shqipëri.

 

TEK KULLAT, E MALËSISË…

Kur ndriçon, hëna
Mbi buzët e syve, që e preknin jetën e re
Më thoshte, nëna
Të merr plumbi, i pushkës, t’pa besë e fe

Korbat me sqep, ti groposin, sytë prej mali
Drita terrohet, më shumë, se terri i natës
Shpirti të trishtohet, të pikëlohet edhe balli
Si koka e maleve, që bie, n’teh t’shpatës

Kur ndriçon, hëna
Si djelli, kur e prek shkëmbin, në mesditë
Më thoshte, nëna
Mos prek Syzana, se dashnia, ti merr sytë.

 

N’MALËSI, PËR JETËN E DYTË…

Nanë
E kërkoj hijen tënde, për shtatin tim, sot
Zanë
E dua dashninë tënde, nëpër tre pika lot

Për vdekjen time, që m’rri si jetë n’sy t’motit
Me buzëqeshjen e frymës, që m’ik e trishtuar
Nga shtati i lodhur, ecjeve, ndër rrugë t’mortit
Për t’i gjetur ca fjalë të gurit, për t’i rishkruar
N’faqen e ballit, si lutjet e mia, për syt’e Zotit

Nënë
E dua dhe pak tamblin tand t’i pikëlojë sytë
Zanë
E dua edhe dashurinë tënde, për jetë t’dytë.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s