Poezi nga Sonja Haxhia

Poezi nga Sonja Haxhia
 
 
Dua të jem kjo që jam për ty, biri im!
 
Dua të jem kjo që jam për ty, biri im
e vërteta,
drita e mëngjesit kur ti zgjohesh
buzëqeshja e ditës
feksja e yllit më të ndritshëm,
engjëll i syve të tu.
Çdo mendim është përqafim me ty,
çdo këshillë është ardhmëria jetë
e ti përherë,
shkëlqim me shpirtin madhështi.
 
Dua të jem kjo që jam për ty, biri im!
 
 
 
Unë eci…
 
Unë eci vijëzimeve të bardha
gjithmonë me ngut,
për të kapur hapat e lënë harresës,
gërmëzimet e mbetura rrugës
shpërndarë mjegullimës memorie
e shafqur përherë kaq zhurmëshëm.
 
Ulem në kafenenë e prefuruar
smogut të cigares kërkoj,
atë vështrim përhumbur pas reve
atë diell që më nuk shkëlqen.
 
S’ harroj të hedh në një copë letër
hijen e gjethes që tundet fëshfërimë
kohës së pakohë trazuar
shpirtit tim fërgëllimë.
 
Rrjedhën e shkuar të kap,
atë që gremiset syve të qiellit
herë dritë e zbardhur agimeve të mia
e herë natë e yjeve prushëzuar.
 
Ndoshta jam një grimcë,
që endet hapësirës kufi
në kërkim të një ngjyre ylberi,
në kërkim të ëndrrës dashuri.
 
Advertisements

One thought on “Poezi nga Sonja Haxhia

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s