Shtëpia Botuese ” MUZGU” publikon vëllimin poetik “Duke iu vërshëllyer yjeve” të autorit Abdi Përgjegja me parathënie nga botuesi Mark Simoni

Shtëpia Botuese ” MUZGU” publikon vëllimin poetik “Duke iu vërshëllyer yjeve” të autorit Abdi Përgjegja me parathënie nga botuesi Mark Simoni

 

KËNGA QË KE BRENDA VETES

-parathënie

Nëse poezitë e këtij libri do të paraqiteshin grafikisht, patjetër që ne do të kishim përpara një reliev të harlisur. Me fushëtime të gjëra dashurish, katarakte të thepisura që zhurmojnë shqetësimet e poetit, kodrina të buta ndjenjash, rrugë plot drita të mbushura me këngën e tij të shpirtit, përrenj të rrëmbyshëm që rendin turravrap drejt ujrash pikëllimi dhe nostalgjie, shtigje të largëta ku ecën poeti për të mbërritur tek malli që e tundon pa masë, pyllnaja me hije shqetësimesh. Pastaj stinë plot ngjyra figurash, yje mendimesh që llamburisin mbi to.
Abdi Përgjegja ka futur në këtë libër jetën e vet në poetikë, ashtu si udhëtari që mbyll në valixhe gjërat e tij më të çmuara dhe niset për një rrugë të gjatë.
Një estet i famshëm thotë se poeti nuk është gjë tjetër veçse kënga e tij e brendshme, melodia që u fal të tjerëve, tingulli që buis në çdo çast mrekullitë e krijuesit. Abdi Përgjegja është si teli i kitarrës, që është aty pikërisht për të lëshuar tingullin e tij.
Në memorjen historike të Abdi Përgjegjës pushojnë krijuesit e mëdhenj. Panteoni i tyre është aty. Përgjegja e ka letërsinë e tyre pjesë të ndërgjegjes së krijimit, dhe përulet me nderim para korifenjëve, që nga Migjeni i madh, (bashkëqytetari i tij tronditës).
Mbi liqenin poetik të krijimeve të sotme, dallon vela e varkës së Abdi Përgjegjes. Ajo është tjetër llojit, me ngjyrën e vet, e veçantë dhe ndryshe të tjerave. Poeti ynë u jep rremave në mënyrë krejt origjinale, ngadalë, bukur, i sigurtë, i matur, pa bërë gjasme, pa u sugjestionuar nga ojnat lojnacake të krijuesve që bëjnë ca të tjerë, të cilët kërkojnë të bien në sy patjetër. 

Abdi Përgjegja

Poezia e Abdi Përgjegjës nuk është uniforme, monotone dhe e varur në një stil të vetëm. Poeti eksperimenton, futet në aventurën e vargëzimit, përdor teknika të shumta alternative, herë herë krijon në mënyrë ekstarvagante, duke na dhënë ne në dorë një libër vërtetë interesant nga përcepsioni, ndrysh për nga konceptualiteti, të këndshëm për nga ndjesitë, të begatë për nga figurat dhe stilet.
Fantazia dhe mendja e këtij poeti vallon ngado, që nga koshienca e brendëshme e deri tek abitati ku është rritur, që nga pjesa më substanciale që ka brenda vetes e deri tek areali i botës së madhe që e rrethon. Tërë këtë materje frymëzimi Përgjegja e administron për mrekulli, duke na e dhënë ne në një letërsi të këndshme, në një art të kuruar bukur, që patjetër duhet përshëndetur me dashamirësinë më të madhe.

*Parathënie e librit  ” Duke iu vërshëllyer yjeve” të autorit Abdi Përgjegja”  botuar nga  Shtëpia Botuese “MUZGU

 

Botuesi: Mark Simoni

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s