“Trokas në mendjen tënde” i autores Alicja Maria Kurbeska, një trokitje më shumë në universin e madh të letërsisëë bashkohore sot / Nga: Agron Shele

“Trokas në mendjen tënde” i autores Alicja Maria Kurbeska, një trokitje më shumë në universin e madh të letërsisëë bashkohore sot

Nga: Agron Shele

“Trokas në mendjen tënde” i autores Alicja Maria Kurbeska vjen në gjuhën shqipe përmes përkthimit të poetit dhe përkthyesit Jeton Kelmendi dhe korrektim letrar e anlizë nga Dr. Aleksandër Çulaj, një përkthim që ruan rrjedhshmërinë, mesazhin dhe muzikalitetin fjalë, por dhe që e njeh këtë autore polake me lexuesin mbarëshqiptar. Që në fillim të vëllimit poetik ndihet temperamenti lartë krijues dhe filozofia mendim, si aspirim i deshifrimit të ngjyrës kohë por dhe reflksion metafizik që përkon me të nesërmen. Vargjet e krijuara kanë strukturë të lirë poetike, enden mes hermetizmit por dhe tedencave surreale dhe ashtu të ndërthura përmes antikës dhe vizionit e ideve më të reja, përafrojnë një botë që tejkalon shumë kufij dhe të humbet përmes labrinteve e hapësirave të pafundme. Larmia e jetës përbën tematikën bazë të gjithë këtij vëllimi, e cila nis me detajet përditësi, me shtëpinë e vjetër që zë fill bashkë me trungun e tharë të pemës me të vetmet shenja të bardhësisë gëlqere (bardhësi surreale), për të vazhduar më pas me portretet e saj më të dashura dhe qytetin që përshkohet nga lumi Neva, për të shembur yjet e mbrëmjes dhe për të rizgjuar të tjerë mëngjese, të cilat përmes vagëllimit paskohë shtrojnë udhë të grishta e hijëzojnë gjurmëmemorien.

Alicja Maria Kurbeska

Poezia e kësaj autore shkon përtej të zakonshmes, kapërcen vetveten dhe si e tillë ajo bëhet më sensive, më elokuente, duke prekur me frymën e muzës skajsmërinë më të largët, në kërkim të atij idili, që duhet të karakterizojë dhe udhëheqë vetë qenësinë tonë si njeri. Në planin e stukturës letrare Alicja vjen si shprehishmëri e mundësisë liri, por dhe konfuzionit që karakterizon shpesh qenien e ndërgjegjshme, pra një semantikë e ardhur përmes kornizave thyerje, përkufizimeve, trajtave iluzive dhe shformësimeve shqetësim. Ajo që veçohet në artin e kësaj autore është universaliteti mendim, si produkt i përkryerjes dhe gjuhës së përzgjedhur, e cila përmes simbolikës fjalë dhe figuracionit të pasur përshfaq madhështinë e personalitetit që i ka produktuar. Përfaqësimi i saj në shumë antologji e forume Ndërkombëtare, por dhe si hartuse e antologjise poetike kontemporane në Poloni, kanë krijuar tek kjo autore një pjekuri të lartë artistike e estetike dhe si e tillë ajo vazhdon të promovojë vlerat më të mira jo vetëm të vendit që e përfaqëson por dhe më gjerë. Aspekti social psikologjik vihet në dukje në shumë krijime të saj, si mishërim dhe shpalosje e aspiratave shoqërore, si mundësi por dhe mendësi për më shumë solidaritet, përkrahje dhe respekt njerëzor. Alicja detajon një të pastrehë, një emigrant, nuk harron të përshkruajë Aushvicin, si simbolin e dhimbjes dhe kriminalitetit më të madh njerëzor, por dhe si sprovë të diplomacisë sot për më shumë kujdes në raport me politikat dhe paqen sot në botë. Për të kuptuar kurbat poetike dhe mesazhin e përcjellur le të ndalemi në disa pozi.

“E di 
Nuk do ta ndërtoj urën midis qiellit dhe tokës,
s’ do mbrrij deri te hëna që po pakësohet 
dhe as nuk do t’ ia gjej fundin ylberit.
Jam kështu afër-mund ta prekni dorën time 
dhe jam ashtu larg nga mendimet tuaja”

Tek poezia “ Hedhje shpërthyese” kemi një ideim filozofik të natyralizuar një me gjendjen natyrore (simbolikë), e cila kërkon ndërtimin e një ure komunikimi midis tokës dhe qiellit ( pamundësi – konfrontizëm), mbrritjen drejt një hëne ( zbehtësi që pakësohet përherë e më shumë trajtave të saj tkurrje dhe përhumbjes në errëti), për të vazhduar me kërkimin më të fundit të pehashit ngjyrë në koloritin e ylberit( ngjyrat e jetës) dhe në formë anaforike, me ndajfoljet e vendit (afër) zgjat dorën e prekjes mirësi dhe pse trazuar mendimeve largësi ( larg). Nocioni poetik përmes këtyre vargjeve hedh dritëhije të tjera, depërton në thellësi të kompleksiteteve dhe shpreh dualizmin e gjendjes; përherë intriguse në qëllimet e shenjta dhe përherë e lëkundur me kufijtë e imagjinatës. Referimi rreth kësaj poezie na çon dhe në raportet hapësirë- kohë, qendërzuar nga shqisa shumëdimesionale, të cilat për çdo kënd przimi servirin fluksin e magjisë jetë dhe mundësisë për të lenë shenjat e saj në gjithë këtë kontunuitet kulturash dhe diversesh!
Tek poezia “ Engjëlli duke qarë” shikohet qartë trazimi dhe shqetësimi i poetes, për grinë që pushton botën, për luftrat e pakuptimta dhe vdekjet që nuk kursejnë asgjë, mision ky që i paraprin shmanghies së kësaj egërsie shpërfytyruese dhe rikthim drejt ndërgjegjies së kulluar dhe arsyes qytetare.

“Në ëndërr pashë një engjëll
tek e njollosi fytyrën e tij me lotë. 
Dashuria e lidhi në kunj. Urrejtja i vuri zjarrin. 
Gjuhët e saj të hidhura e asgjesuan mirësinë dhe mëshirën. 
Hiri i shpresave dhe ëndrrave ra. 
Ata u kthyen në pluhur bojëgri.”

Marrëzia njerëzore kalon shpesh çdo cak, sa dhe Engjëlli dritë plotë ngryset dhe terr fytyrën, për fatalizmin dhe dhimbjen e pakufi që mbillet kudo nëpër botë, e cila vret për çdo ditë shpresën dhe ardhmërinë dhe e gjitha kjo në emër të mërisë ose tiranisë që ka vetëm një ngjyrë; mjerim, përvujtje dhe shndërrim të çdo ëndrre në pluhur e hi. Bisturia e poetes operon në këtë plagë të shoqërisë së sotme ( konflikteve nëpër botë) që po rrëmbejnë jetë pa kthim dhe në rrebelim të plotë, si simbiozë e engjëllit lutet dhe falet që kjo fuqi e errët të shterë.

“ Gjerësia e oqeanit dhe e qiellit nuk kanë limite kufitare 
Unë ndjehem vetëm endacak i humbur, 
një qenie njerëzore thjeshtë e parëndësishme 
në një shkretëtirë trasparente, 
nga ku përshkoj me mijëra kilometra me shpejtësi hutuese” 

Tek poezia “ Retë brenda meje” kuptimi metafizik kapërcen çdo lloj hapësire, lë pas tinguj dhe muzikë për të fluturuar drejt tjetër imagjinate, atij vizioni që e bën pikë referimi dhe që përshkon mijëra kilometra. Kaq e fuqishme është fuqia njerëzore sa dhe në epitet me vetë engjëjt zapton një botë të tërë, kapërcen shtjellat re dhe shkrihet një me magjepsjen e rrezeve diell!
E gjithe poezia e autores Alicja Maria Kurbeska është më shumë se një ngjyrë dhe shije estetike që ngelet në fonetekën e librit dhe ashtu e ardhur beftas, plot muzë dhe e lirë si vetë shpirti krijues, kumbon pa reshtur kreaturën e një autoreje që i ka thurur himn jetës, si sugjestion por dhe shembëlltyrë e asaj të nesërmeje, e cila patjetër do mbartë gjurmët letare të saj.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s