BURG / Poezi nga Astrit Bulla

Poezi nga Astrit Bulla

 

BURG

Ishim të rrethuar nga tela me gjemba,
rininë e kalova mbi libra si një murg….
Po të dilja jashtë, do më fusnin brenda,
Kurrë jo në shtëpi, por drejt e në burg….

Vetëm për pushtet, çfarë nuk bën njeriu!…
Spiunon dhe vret, ndoshta edhe vëllanë…
Ai që pësonte, sa fatkeq ishte i ziu!….
Në heshtje torturash, mallkonte babanë….

Për një fjalë goje, thënë pa kontrolluar,
Mjaftonte që vetëm të shprehje një dëshirë…
Në Spaç përfundoje, i prangosur, i mohuar,
Nëse thoje:: Përtej detit jetohet më mirë!

Disa shokë të mi, atë tmerr e kanë provuar,
Me zgjedhje kërkonin të rriheshin pas buke…
Ata që bënë faje, akoma falje s’kanë kërkuar….
Ndaj shumë si unë, mbi libra si murg…

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s