Mbushem me jetë … / Poezi nga Oltjona Selamaj

 

Poezi nga Oltjona Selamaj
 
 
Mbushem me jetë …
 
Kur të shoh ty, mbushem me jetë.
Ti nuk e di, seç je për mua…
Kurrë, s’ do të t’ them, çfarë ndjej për ty..
Kurrë, nuk të them, sesa të dua.
Në sytë e zinj, fshihet misteri
Dëshira, për dashuri…
Në shpirtin tim, zgjuar ylberi…
Në zemrën time, ylli je ti…
Kur ty të shoh, me ndizet gjaku…
Kur ty të shoh, ndjej ngrohtësi..
Jemi të dy të dashuruar…
Unë poezia, frymëzimi ti…
Në trupin tënd, me “tatuazhe”…
Gdhende një gërmë, nga emri im…
Kjo jetë, mbushur me personazhe
Tjetër nuk qenka, veç ëndërrim.
Shpirtërat binjakë, shumë rrallë takohen
Dhe rrallë jetojnë dashurinë…
Por, platoniket, s’ mund të harrohen…(dashuritë)
Ato, për shpirtin, janë shërim .
Mbushem me jetë, nga jeta jote
Nga pena jote, mbushem me jetë
Unë, e pafata e kësaj bote…
Goditur qenkam, nga një shigjetë.
Më erdh’ Kupidi, pa më njoftuar…
Në zemrën time, brimë, ka bërë …
Nga një shigjetë e mallkuar…
Dashkam të vuaj, një jetë të tërë.
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s