Një këndvështrim për të rinjtë / Nga: Eltona Lakuriqi

Një këndvështrim për të rinjtë

 

Nga: Eltona Lakuriqi

Emisioni ‘’ Bota Ndryshe’’ është një nga formatet radiofonike që realizohet çdo ditë nga e hëna në të premte, ora 19:00-të në Radio Tirana. Hapësira e dhënë për të rinjtë ka një qasje ndaj problemeve, shqetësimeve por nuk anashkalohet dhe aktualiteti. Grupmosha e cila është gjithmonë e më shumë e pranishme në këtë minutazh janë adoleshentët dhe studentët. Në të përfshihen të rinjtë aktivë të cilët përcjellin zërin e tyre të drejtpërdrejtë në median, me një traditë dhe historinë e njohur të saj. Nuk është rastësi që ky emision zhvillohet tek kjo media, pasi funksioni i saj mbetet mes të tjerash edukimi. Në mesin e sfidave janë zgjerimi i këndvështrimeve të të rinjve tanë.

Ndonjëherë duket sikur dimë çdo gjë rreth tyre por kur bisedon kupton ëndrrat e tyre. Ata janë të rinj shpesh dinamikë, shpërthyes dhe më idealist seç duhet. Formati radiofonik aktualisht është duke u realizuar nga gazetarja Oralda Lahe. Më përpara kanë qënë dhe gazetarë të tjerë të cilët i kanë dhënë zë këtij emisioni me target grupin e të rinjve. Në studio nuk mungojë dhe njohës të fushave të ndryshme si psikologë, sociologë e shumë të tjerë. Gjithashtu arsimimi mbetet një nga shtyllat kryesore të rinisë ndaj dhe të ftuar kanë qënë mësues, pedagogë. Pasi këta të fundit kanë vërtet një peshë të madhe në përgatitjen e qytetarëve të ardhshëm. Nuk mungon dhe ftesa ndaj prindërve por këta të fundit shpesh hezitojnë të jenë në media. Emisioni ka një galeri të personazheve të ftuar duke krijuar një analizë, opinon të zhvillimeve më të fundit . Bullizmi është një hallkë ende e nxehtë për adoleshentët tanë. Përdorimi i internetit në formën jo të duhur, orët e gjata që kalojnë në rrjetet sociale. Të gjitha këto përbëjnë dhe kryefjalën e shumë prej diskutimeve. Një tjetër hapësirë është dhe promovimi i artistëve të rinj të cilët mund të jenë piktorët, këngëtarët e ardhshëm. Gjithashtu dhe artet e tjera që kanë një mundësi shumë të mirë për t’a. Kuptohet që puna në media dhe veçanërisht me të rinjtë nuk ka vetëm anët pozitive por njëherësh vështirësitë. Pavarësisht të gjithave mbetet një adrenalinë që nuk të shteron. Për të gjithë ju që doni të mësoni më shumë rreth këtij emisionin ju ftojmë të ndiqni Radio Tiranën çdo ditë nga e hëna në të premte, pas orës 19:00.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s