Poezi nga Angjelin Lazri

Poezi nga Angjelin Lazri
 
 
VETËM SE VETËM
 
I lumi unë për miqtë e mi ..!
bëra shumë, sa një ushtri!
seç më viheshin varg e vijë,
atyre iu bëftë dita një mijë!..
 
Të gjithë ishin miq për kokë.
ca si vëllezër e ca si shokë.
Dreq o punë, tek ky facebook
asnjë s’m’doli shpirt-pambuk!
 
Seç u bënë vipa me emër,
sikur s’kishin t’njëjtën zemër.
Thurnin vargje, bënin t’ndjeshmit,
thua se s’ishin ata t’djeshmit!
 
Sa t’pa besë po aq të v’shtirë,
sa me kunja po aq me brirë,
sa me inat po aq me smirë,
sa me t’futur po aq me t’l’pirë …
 
Dhe ika vetë, rrugës pa kthim.
vetëm se vetëm, për qejfin tim …
 
 
 
KAM NJË MIK
 
Kur nervat më grisin dhe përbrenda ziej,
marr rrugën drejt bregut të takoj detin.
T’i flas, ta dëgjoj. Të më kuptojë, ta ndiej …
Askush më mirë se ne, kupton njëri – tjetrin.
 
Mbledh copa drunjësh të kalbur nga rëra
dhe ia hedh mes dallgësh plot shkumë.
I tregoj brengat e mia që mbaj përbrenda.
Shfryj dufin tim, i tregoj çfarë ndiej unë.
 
Deti dallgët furishëm i hedh drejt meje
e prap me vete i tërheq ngadalë e më thotë:
– Sa vuaj brenda, me mua kurrë s’do qeshje.
Nuk jam veç det i kripur, por dhe me lotë.
 
Dertin e njerëzisë lumenjtë ma derdhin.
Jetë mes dallgësh kanë rënë, dhimbje kam sjell.
Bregut më derdhin lotë, mallkimet m’i hedhin
dhe, si pa të keq, tek unë vijnë të marrin diell.
 
Rrugën e kthimit e marr më i qetë.
Se kam një mik që më kupton vërtetë.
 
 
 
VRAS HESHTJEN
 
Mbi kordat e nervit
tendosur pa notë,
vras heshtjen me përkushtim.
 
Shvlerësohem,
bie në gjunjë
si më i ndjeri mëkatar.
 
Britma ime nën zë,
s’është vaj
por kushtrim!
 
Po na e plaçkisin,
varfërojnë e leqisin vatanin
një tufë me tradhtarë!
 
 
 
PROTESTOJ
 
Turma e dal’
më dërgoi fjalë:
-Eja në festë
të bëjmë protestë!
 
Të bie në vesh
kur s’bën një lesh!
Bark e n’shpinë, sytë n’tavan.
Nuk di arat ku i kam …
 
Le t’ qaj hallin
me dërdallin,
Kryegomarin,
Kryemadhin …
 
Jam për luftë
por s’kam me se!
Protestoj
e s’di se pse!
 
 
 
HESHTJE
 
Heshtja flet,
heshtja kupton.
I ndruhet fjalës,
fjalëve.
Zemrën e bardhë
veç e zeza lëndon,
e degdis
në pavionin e të marrëve.
 
Si “e dobët”,
“e dalur boje”,
“jashtë loje”…
 
Zemra e bardhë
s’është mbetje!
Ajo ka lindur të vuaj
e të vetëkurohet
me … heshtje!
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s