Poezi nga Erenestina Gjergji Halili

Poezi nga Erenestina Gjergji Halili

 

E kripun lojë

Çdo ditë n’ag,
n’mote ka lé njisoj,
prep e prep, 
n’mote nuk âsht’ njejtë.
Çdo nadje,
n’kohë,
qiella t’shkel synin,
lot mfshefdaz
n’ mote
herë s’don lojë.
Breg e valë,
n’mote përvjelë n’gaz mallit,
luejnë ashklash,
n’mote lâ n’ t’ kripun lojë.
Herë
bregu rrok valën e shtrehen në rânë,
n’mote,
vala avitet e i ikë zjermit t’djalit.
Çdo nadje,
n’mote,
agu shkel synin,
deri n’fymën e fundit t’asaj ditë…

 

***

Templar
i gjurmës t’sheldisë nazike,
kalors i i yllzit t’buçimës t’bâshme,
pushitun n’parzm vjerrë dashnia,
gjurmë, gjurmë 
templar i gjurmëve t’ mija.

At Graal templar, templar at graal…
At Sang Real…

Ai frat
i bardhë n’gjurmë t’sheldisë nazike,
Graal i dashnisë spërvjerrë n’parzm,
ai Graal
templar i jet’ândrrës s’bardhë,
gjurmë,
buçima n’gjurmë shprazet kâdalë.

At Graal templar, templar at Graal…
At Sang Real…

 

Sikur un’

Ti po don m’e marrë opâng’ temen,
bâ me ecë n’té,
Po don m’e ditë, a jam ferr,
a parriz livduem.

Po dvetë menden,
a jam njá-jo,
qi kqyrë drejt, mjédis synit.

Un’,
qeshem n’ùjë tande e çohem fill
me hjekë pluhnin
e opâng’s,
qi s’të râ kurrkund.

Mbathé,
se Ù
o t’ dù, o t’ dù…

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s