Poezi nga Miltiadh Davidhi

Poezi nga Miltiadh Davidhi

 

GRUA E PADUKËSHME

…Asnjëherë s’të kam parë
E fytyrën ta kam nëpër sy
E tretur në gjithë poret e trupit,
Kurrë s’ta kam dëgjuar zërin
E jetoj ç’do çast me zërin tënd,
Asnjëherë s’ta preka dorën
E ngrohtësia ende më ngrohë
E më djeg mollëzat e gishtrinjve e gjakun,
Kurrë s’t’i kam puthur buzët
E netëve kafshoj qershijëza të kuqe
Drite e malli,
Asnjëherë trupat tanë s’u afruan
E jemi drurë nudo të përqafuar me rrënjët
Në të njëjtën tokë të shpirtit.
Grua e qiellit, e bukura ime prej ajri e ere,
Ende të dua pa të parë,
Vetëm se një vetëtimëz m’u shfaq si syri yt.
Zemrën ta kam në dorë duke ta përkëdhelur
Dhe frymë mar prej frymës tënde!
Puthmë dhe ti, pa më njohur kurrë!
Grua e padukëshme, kudo le gjurmë në mua
E kurrkund s’të shikojë!

 

 

VDEKJA VDIQ ME FYTYRË 
TË QESHUR

Kur lindi, si të gjithë,
Dhe vdekja qau,se dhe vdekja qanë.
Kur vdiq, çuditërisht
Kishte fytyrë të qeshur,
Të lumtur!
Tamam sikur po shkonte në festë,
Dhe donte të dukej e bukur!
Përse?
Përse qeshi ashtu,
Kur të tjerët qanin për të,
E i preknin dorën e ftohtë
Me qime të zbeta që dukeshin ende të gjalla,
Megjithëse nëpër damarë
S’pulsonte më jetë?!
Ndoshta desh të tallesh
Me naivitetin e vet,
E qarjes kur lindi,
Apo vrau përfundimish
Frikën e saj dhe tonën,
Që dhe ne
Të mos kishim më frikë…?!
Se, dhe vdekjet duhet të kenë frikë
Nga vdekja e vet!
E shtrirë në arkivolin e heshtur
Dukej sikur thoshte:-Unë po qesh,
Qeshni dhe ju,unë,unë,vdekja vdiqa!
Thua dhe vdekja
Të ketë zemër të dhëmbshur?
Prej pjesëzave të trupit të saj
Jemi krijuar
Si dritëza nga errësira e pafund.

 

S’MË PËPLQEN TË BËJ LAJKA

…Si shiu tokës deri sa i futet
Në të gjithë damarët e trupit
Dhe e shkrifton të tërën,
Siç i bën treni hekurudhës
Me fishkëllima sinjalesh,
Para se të niset
Për udhë mbi të,
Siç i bën ylli i mëngjesit
Lajka hënës
Duke iu afruar
Gjithnjë e për çdo ditë,
Por ti je me të vërtetë
Një diamant dashurie,
Të cilin sa më ëmbël ta fërkosh,
Më shumë shkëlqen e fal dritë. 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s