Poezi nga Teuta Kadriu

Poezi nga Teuta Kadriu

 

TË MBAJ NË QERPIK

Të mbaj në qerpik,
Të t’shoh më shumë se kam mall..
Sytë e mi të etur për ty..
Shohin muzg sa një mal!

Të prek buzët me buzë,
Nga këto buzë edhe vargjet dalin,
Të mbaj dorën me dorë…
Se dhe zemrat do na plasin.

Dëgjoj zemrën në gjoksin tënd,
Në dallgë të rrebeluara endet,
Por ti mos dëgjo zemrën time..
Se gjoksi im do çmendet!

I bëjmë vargjet poezi..
Atë që ndjejmë se shkruajme dot!
Por kështu dhe perenditë…
Dashurinë e qanin me lot?!

 

NE JEMI ËNDRRA

Afshi i dashurisë tënde fluturim më vjen,
Vjen si vezullim i diellit pas shiut,
Troket lehtë në ndjenjën e çmendur të dashurisë,
Ku gjaku valon në shpirtin e njeriut.

Sytë e tu ngjiten vargjeve të poezisë,
Si nëpër notat dhe tastet e pianos,
Ku i këndohet verbërisht dashurisë,
Ku buzët e tua kërkojnë poret e lumturisë.

Dhe unë jam ëndrra që të pres krahëhapur,
Të deh dëshirën tënde deri në galaktikë,
Ku vargjet zbresin në buzët e tua
Bashkë me buzët e mia thurin poezinë.

Dhe ti je ëndrra që më vjen heshtur,
Në përqafim vargjesh gjer ne sytë e mi,
Ku dallgët e ndjenjave na ndalin frymën,
Si çlirim e kemi të shtrenjtën poezi!

 

VIOLINË E MBYLLUR

Jam si një violinë e mbyllur,
E heshtur skajshmërisht,
E lënë mbi një komodinë të pluhrosur.
Edhe unë jam pluhrosur nga vuajtjet,
Nga vetmia e jetës që më ndal zërin
Ku ato grimca pluhuri
Shtojnë thinjat në flokët e mi.

Si nuk vjen ti!
Të më heqësh këtë këllëf të zingjirosur
Që me zë frymën…
Ohh sikur t’isha violinë!!!
Do më mbaje në duar,
Të luaje veprën më të deshiruar
Do më puthisje te gusha yte.

Vetëm ateherë unë do kendoj..
Vetëm ne duart e tua jam kryeveper!

 

ËNDRRA IME

Vë kokën në jastëk por diç më duket ëmbël,
Mbylla sytë dhe e kuptova, qenka dora jote!
Më mban kokën, më përkëdhel faqen..
Dhe nuk dua t’i hap sytë!

Diç më ngrohet edhe trupi,
Më përshkon një dridhje e ëmbël,
Je ti që më përqafon ngroht, je shtrirë me mua,
Dhe nuk dua të zgjohem!

Një zë e dëgjoj që më flet ëmbël,
Ky zë i dridhur nga emocionet,
Oohh ç’të dëgjoj?! Është poezia jote!
Prap, nuk dua të zgjohem!
Dua të dëgjoj zërin e zemrës tënde…

Me dorën në faqe,
Me përqafimin e ëmbël,
Me ritmin e zemrës dhe të poezisë,
Dua të vazhdoj ëdrrën time me ty.
Dhe…. të mos zgjohem…

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s