Fjalë të urta nga Iliaz Bobaj
1. Naivi paguan më shtrenjtë se fajtori.
2. Bëni gjëra për të qeshur, po deri në atë shkallë, sa të mos bëheni për të qeshur.
3. Pëlqimi i vetes, është një plagë që i hapim vetes.
4. Dashuritë janë si kështjellat, më shumë i bren nga brenda krimbi i tradhëtisë, se sa i thyejnë sulmet nga jashtë.
5. Mendjet e varfëra janë si lagjet e varfëra, jetojnë me varfërinë e tyre.
6. Edhe pesimizmi, edhe shpresa, mbajnë çelësin e së njëjtës porte. Por, ndërsa pesimizmi di vetëm ta mbyllë, shpresa di ta çelë atë.
7. Fjala e hidhur del nga një shpirt i keq, fjala pa vend del nga një shpirt i varfër.
8. Bastardët janë më të rrezikshëm se barbarët.
9. Lëvdata e pameriturar është një thes me kashtë, pa kokrra, prandaj i falet tjetrit lehtë.
10. Një re në qiell, një hije në tokë.