Kalendari poetik: Margherita Guidacci (1921-1992) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Margherita GUIDACCI

Kalendari poetik: Margherita Guidacci (1921-1992) 

Si sot, më 25 prill 1921, u lind Margerita Guidaçi poete e njohur dhe përkthyese italiane, fituese e çmimit Dessio dhe çmimit Scanno në letërsi. Studioi letërsi në universitetin e Firences dhe u specializua për letërsinë angleze dhe amerikane duke sjellë në italisht veprat e John Donne dhe poezitë e Emily Dickinson. Ja përzgjedhja ime në ditën e lindjes së poetes italiane:

FJALËT E URTA

Fjalët e urta të drejtë kanë gjithnjë
dhe të gjitha i dinë: si përshembëll kush ngutet, rrëzohet,
kush zgjat krahët drejt qiellit, vetëm retë do të kapë,
kush lëpin mjaltin tek tehu i thikës,
gjuhën do të presë.

Dhe ne jemi vërtetim i gjallë
i mënçurisë së tyre: ngutemi dhe rrëzohemi,
zgjatim krahët drejt një asgjëje të bukur
veshur me një mjegull të shndritshme
dhe mbetemi të shastisur
para gjyqit të tyre të rreptë,
as gojë s’hapim dot për t’u shfajsuar,
me gjuhën e përgjakur
sepse kërkonim mjaltë.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s