Kalendari poetik: Tadeusz Różewicz (1921-2014) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Tadeusz Różewicz

Kalendari poetik: Tadeusz Różewicz (1921-2014)

U nda nga jeta para katër vitesh poeti dhe dramaturgu i shquar polak, Tadeusz Różewicz. Në vitin 2005 fitoi çmimin prestigjioz Premio Librex Montale International, që jepet çdo vit me emrin e poetit italian E. Montale; në vitin 2007 Çmimin evropian për letërsinë (Prix européen de littérature); veprat e tij janë përkthyer në 20 gjuhë, në shqip ju sjell këtë poezi prej tij:

Ç’ËSHTË POETI…

Ai që shkruan vargje është poet
dhe ai që vargje nuk shkruan

poet është ai që pranga heq
poet është ai që i vënë pranga

poet është ai që beson
poet është ai që besimin ka humbur

poet është ai që gënjente
dhe ai që e gënjyen

poet është ai me dorë e ushqejnë
poet është ai që atë dorë kafshon

poet është ai që ka gojë
dhe ai që të vërtetën s’e zë në gojë

poet është ai që rrëzohet
dhe ai që sërish ngrihet

poet është ai ngrihet e shkon
dhe ai që të ikë s’mundet.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s