Poezi nga Sadete Metaj

Poezi nga Sadete Metaj
 
 
***
 
Kur dallgët e shpirtit lëkunden,
në damarët e mi plot fuqi,
qarkullon gjaku, nga dhimbja,
ndejnja e shpirtit, mall më rri.
 
Kujt t’ ia shpalos zemrën time
e t’i lehtësoj dhembjen që kam,
askush s’ mund të më kuptojë,
në krahët e një ëndrre, siç jam.
 
Kosova është djepi natyrisht,
që më përkund e përkëdhel,
me bukuritë e mallin e saj,
si një lule në shpirt më çel.
 
 
 
***
 
Nisem pas yllit të mëngjesit,
porsa shfaqet ky në qiell,
bredh e pikëlluar,
prej syve të lodhur më rrjedhin lot.
Tek ty betohem, ëndrra ime,
dëshira ime më madhe….
Në krijuesin e çdo gjëje
të gjethit e të degëzës!
Natën për mua, nëse doni pyeteni,
dhe prej saj
do merrni përgjigje….
 
 
 
***
 
Edhe unë,
si çdo njeri,
kam ëndrrat e mia,
Buzëmbrëmje mbi rërë,
e kaltër vala,
e qetë,
ndër këmbë,
vjen më lag,
dielli zbret, ngadalë,
detin përflak …
Mbretëreshë ndjenja .
 
 
 
Apeli im
 
O, ti njeri, që mendoke vetëm
pikëllimet,
afshet të mundojnë,
naten s’ fle nga tronditja e ëndrrave,
Gabon, kur kërkon
edhe me hënën të afrohesh.
Po, a mund të merret prej saj
ç’ ka dëshirohet?
Të betohem, në emrin e Atij,
që nga hiçi krijon çdo gjë,
që qiellin stolis
me yjet kaq të ndritshëm .
O njeri, ktheu në njeri…
 
 
 
I ngjaj një mjellme
 
Ngjasoj me një njeri të pagjumë,
ku, as mik ëe vetin s’ ka .
Vetmimtare jam unë.
Në një det të trazuar.
 
Dënes, kur vjen nata
as dashuria mëshirë s’paska!
E kur fryn, herë-herë qetas, puhia,
nga vendi i juaj i kthjellët
ndjej, si freskia,
më përkdhel shpirtin e vuajtur,
në dimrin e zgjatur.
 
Dhe syte , atëherë, lotojnë,
si shiu nga retë e mbarsura,
tek lindin e gazmojnë për lirimin.
Shpirti im i helmët
në këtë çast,
noton nëpër det loti
 
I ngjaj një mjellme,
u ngjaj të gjitha mjellmave ,
teksa me fustan nusesh përkëdhelen
pasi kalon e ftofta.
Jam njëra prej tyre..
Po kthehet e ngrohta,
e kthjellët, o njerëz..
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s