Shtëpia Botuese “ADA” publikon librin me epigrame “LARGOJE TË KEQEN” të autorit Ded Nikoll Luca (DENILU) ,  redaktuar nga autorja  Oltjona Selamaj dhe me parathënie të Ermira Saraçi Osmanit  

Shtëpia Botuese “ADA” publikon librin me epigrame  “LARGOJE TË KEQEN” të autorit Ded Nikoll Luca (DENILU) ,  redaktuar nga autorja  Oltjona Selamaj dhe me parathënie të Ermira Saraçi Osmanit  

TITULLI: LARGOJE TË KEQEN
AUTORI: Ded Nikoll Luca (DENILU)
REDAKTOI: OLTJONA SELAMAJ

Kopertina Medi Belortaja
CIP Katalogimi në botim BK Tiranë
Luca, Ded N. Largoje të keqen:
epigrame / Denilu ; red. Oltjona Selamaj.
Tiranë : Ada, 2018
60 f. ; 13.5×20 cm.
ISBN 978-9928-269-02-7
1.Letërsia shqipe 2.Epigrame
821.18 -193.2

Botues: Roland Lushi

Shtëpia Botuese “ADA”
Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap. 7 Tiranë
Cel: 068 22 190 16
Tiranë, prill 2018

Parathënie

“Largoje të keqen”, titullohet libri më i fundit me epigrame, i autorit Denilu, ku në krijimtarinë e tij letrare, ka arritur të zgjedhë, të analizojë me një gjuhë të kthjellët, pa përdredhje e keqkuptime të errëta, e të zbrazëta, që dëshmojnë vlera të vërteta. Në librat e tij, ky epigramist, u sjell lexueseve, epigrame me qartësinë e duhur, të krijuesit letrar. Ded Nioll Luca, dallohet, për nivelin e duhur artistik dhe emocional.
Librat, vërtet të mëdhenj, kanë një gjë të përbashkët: e rregjistrojnë ndodhinë dhe e ruajnë mes tyre. Mund t’ i rihapësh, edhe mbas shumë shekujsh, e ngjarja do ndodhë, sikur koha, s’ka kaluar. Kështu, po vepron, edhe shkrimtari, e poeti Denilu, me librat e tij, të shumtë dhe të mrekullueshëm .
Ded Nikoll Luca (Denilu), vë distancë, midis vehtes, e të kaluarës së tij, midis vehtes, e lexuesit, midis lexuesit, kujtesës, edhe fakteve.
Pastaj e thyen këtë distancë. E bën, duke përdorur të gjitha armët, që ka në dispozicion : Deda ironik, Deda sarkastik. Deda njeri, Deda kujtim. E rëndësishme, që Denilu, arrin të jetë në të gjitha këto gjëra, në të njëjtin moment. Më gëzon fakti, që ai, mund t’ ia dalë mbarë. Po bisedoja me Dedën, mbi tolerancën dhe më mahnit fakti, që njohuritë e tij, të mrekullojnë.
Toleranca, thotë Deda, përflitet, se ka ndryshuar karakter. Në fillim, ajo qe progresive, futja e lirisë së ndërgjegjes, qe shkaku i fundit të luftërave fetare, në fillim të modernizmit Europian. Për sa kohë, që multikulturalizmi fitoi terren, në vitet 1980, toleranca, u lidh me politikën e identitetit.E bëra këtë bisedë me Denilunë, pasi ai përveç librave me epigrame, shkruan, edhe libra me ESE.

Ded Nikoll Luca (DENILU)

Në libër, kemi një epigram, mbi tolerimin. Tolerimi, është mospërfillës, diçka e dhënë nga më të fuqishmit, ndaj atyre, që ato nuk pëlqejnë.. Kërkesa e sotme, për të toleruar, ka mungesë të theksuar vetë-ndërgjegjësimi. Me epigramet e tij të shkurtër, Deda, flet gjatë dhe qartë. Ded Nikoll Luca, ironizon, me idenë, se liberalizmi, nuk është neutral, ndërsa të tjerët janë ideologjikë. Në fakt, është e kundërta, sepse, ai, është një ideologji dhe duhet të diskutohet si e tillë
Çdo njeri, dëshiron të ndihet inteligjent. Ndonjëherë, ndihemi vërtet të mençur, por pastaj, ndodh ajo që nuk prisnim:
Të buzëqeshësh, e të tundësh kokën, është padyshim, zgjedhje e sigurt, por nuk e parandalon dot paranojën. Fasada kriset. Në të vërtetë, ka gjasa, që askush, nuk e ka vënë re dhe të paktë, janë ata, që mund ta kenë kuptuar, e shumë më pak, ata, që, duan ta dinë, nëse nuk e njohim librin në fjalë. Por, megjithatë, të djeg fakti, që nuk e njeh, dukshëm, një vepër madhështore të letërsisë, shkruar nga Denilu.
Krijuesi, është ai, që e mban ekuilibrin e botës përmes bukurisë, ndërsa, bukuria, i përket edhe natyrës poetike..

Ermira Saraçi Osmani

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s