SHKËMBIME TË BUKURA LETRARE DHE KULTURORE NË VJENË TË AUSTRISË / Shkruan: Besim Xhelili

SHKËMBIME TË BUKURA LETRARE DHE KULTURORE NË VJENË TË AUSTRISË

 

Shkruan: Besim Xhelili

Nga përvoja e mirë e shkëmbimeve dhe përafrimeve kulturore mes popujve dhe shteteve, nën moton “Të rizbulojmë të përbashkëtat”, viti 2018 u shpall nga ana e dy shteteve mike, Austrisë dhe Shqipërisë si Viti i Kulturës Austri-Shqipëri. Me këtë rast përgjatë gjithë vitit një mori aktivitetesh të ndryshme kulturore, letrare, artistike dhe shkencore janë planifikuar të organizohen në të dy vendet. Dy shtetet dhe dy popujt tanë kanë një histori të lavdishme bashkëpunimi dhe gjithsesi se kanë shumë qëllime dhe ambicie të përbashkëta për të ardhmen.

Me këtë rast, më 23 prill 2018, Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Austri dhe Ministrinë Federale për Europën, Integrimin dhe Punët e Jashtme të Austrisë, organizoi një orë letrare të një niveli të lartë artistik dhe letrar. Ky aktivitet shkoi gjithashtu nën ombrellën e “Javës Vjeneze të Integrimit 2018”, ku krijuesit shqiptarë në Austri për të pestën herë me radhë marrin pjesë në këtë organizim të madh tradicional në Vjenë, organizuar me mbi 400 evenimente, kryesisht nga të huajt që jetojnë në Austri.

Në fjalën e përshëndetjes, Ambasadori Roland Bimo ndër të tjera vuri në dukje kontributin e ndjeshëm të krijimtarisë artistike në Diasporë në ruajtjen e identitetit kombëtar dhe në të njëjtën kohë në shkallën e lartë të integrimit të diasporës shqiptare në shoqërinë austriake. Të pranishmit i përshëndeti z. Arno Riedel, ish Ambasador i Austrisë në Shqipëri dhe Kryetar i Shoqatës së Miqësisë Austri-Shqipëri, aktualisht funksionar i lartë në Ministrinë Federale për Europën, Integrimin dhe Punët e Jashtme të Austrisë. Me pjesëmarrjen dhe nga një fjalë rasti evenimentin e nderuan Prof. Marianne Gruber, Kryetare e Lidhjes së Shkrimtarëve të Austrisë dhe Dr. Helmuth A. Niederle, Kryetar i PEN Klubit të Austrisë. Të pranishëm ishin edhe Ambsador Zef Mazi, Konsulli i Nderit i Shqipërisë z. Reinhard Gnilsen dhe znj. Renate Seib, e cila nga vera e këtij viti merr detyrën e Konsulles së Austrisë në Shqipëri.

Në këtë pasdite ku fjalën e kishte arti, fjala e shkruar dhe bukuria e krijimit, disa nga krijuesit shqiptarë në Austri lexuan nga librat e tyre më të fundit në gjermanisht dhe në shqip. U promovuan shkurtimisht librat në gjermanisht, romani “1803”, i autorit Besim Xhelili, i cili gjithashtu është publikuar edhe në suedisht, kurse një fragment nga ky roman e lexoi Kaltrina Zyberi nga Shkupi, magjistre e diplomuar në Vjenë. Promovimi vazhdoi me librin “Du meine Stimme (Ti, zëri im)” nga Anton Marku, nga i cili vetë autori lexoi disa poezi dhe “Zetrümmerung der Zeit (Kohëthyerja)” të autorit Hazir Mehmeti, mësues dhe gazetar nga Vjena, një fragment nga i cili e lexoi Kaltrina Durmishi. Përndryshe znj. Durmishi me shumë zell dhe përpikëri e udhëhoqi programin e mbrëmjes, kurse për pikat muzikore u përkujdesën Anna Isabel Chan dhe Caroline Duffer.

Pjësë e veçantë e kësaj ngjarjeje ishte pjesëmarrja e albanologut dhe shkrimtarit Dr. Kurt Gostentschnigg nga Universiteti i Gracit, i cili mbajti ligjeratën mbi “Studentët shqiptarë të Austrisë në periudhën midis të dy luftrave”.

Në fund u shtrua një koktej rasti për mysafirët, u shpërndanë libra dhe u vlerësua pozitivisht motoja e mbrëmjes, ku vërtet u rizbuluan shumë të përbashkëta mes dy popujve dhe njëzëri u shpreh dëshira që miqësia të thellohet në të ardhmen dhe organizimet e tilla të mos mungojnë, por të shtohen.

Vjenë, 25 prill 2018

Shtëpia Botuese ” MUZGU” publikon vëllimin poetik “Duke iu vërshëllyer yjeve” të autorit Abdi Përgjegja me parathënie nga botuesi Mark Simoni

Shtëpia Botuese ” MUZGU” publikon vëllimin poetik “Duke iu vërshëllyer yjeve” të autorit Abdi Përgjegja me parathënie nga botuesi Mark Simoni   KËNGA QË KE BRENDA VETES -parathënie Nëse poezitë e këtij libri do të paraqiteshin grafikisht, patjetër që ne … Continue reading

Shtëpia Botuese ” ADONIS a.h.”  publikon vëllimin poetik  “AVE AELIA ” të autorit Sarë Gjergji

Shtëpia Botuese ” ADONIS a.h.”  publikon vëllimin poetik  “AVE AELIA ” të autorit Sarë Gjergji Redaktor: Mehmetali Rexhepi Recensent: Alisa Velaj Përpunimi grafik: artGraphicstudio: AdoniS Përgatitija kompjuterike: Venera Alshiqi Design: Taulant Berisha & Rrezar Fejzullahu Shtypshkronja: Lenagrafik, Prishtinë Shtëpia Botuese ” AVE AELIA … Continue reading

Aurora Ndreu hap Ekspozitën “Aurora Borealis 2” në datën 11.05.2018 ora 18:00 në Prizren, Kosovë / Organizatorë:  Shoqata për Kulturë dhe Art “Fidani” Prizren

Aurora Ndreu hap Ekspozitën “Aurora Borealis 2” në datën 11.05.2018 ora 18:00 në Prizren, Kosovë “Aurora Borealis 2”,  në datën 11.05.2018 ora 18:00 në ambientet e Shtëpise së Kulturës “Xhemajli Berisha” Prizren, Kosove. Ftohen të marrin pjesë të gjithë dashamirësit e … Continue reading

Poems by Vatsala Radhakeesoon

Poems by Vatsala Radhakeesoon
 
 
Bach’s Music
 
Bored by
the painful spears
aimed at her
generous, broken
heart
She plunges
in Bach’s music
 
Childhood pranks
Innocent laughter
smile in her
sunny blue sky
 
In a flash
Adolescence rebelliousness
Teenage dreams
roar like thunder
tearing the summer heat
in her sobbing heartbeats
 
But gradually,
as she lies down
on the insomniac bed,
her body let go
of the stress’s grip
her mind waltzes
with positivity
her soul,
is cleansed
unburdened
as Bach’s music
transcends the Mundane
fills her life with softness
and hugs her
like an eternal friend.
 
 
 
Moon’s Violin and Divine’s Lyre
 
Moon’s violin
echoes sadness
Divine’s lyre
sings wisdom
to her:
 
“O Moon!
My sweet child!
Do not despair
Do not shed tears
 
I can feel
your pain
Bleeds, bleeds
your heart
as you see
the lovers’
lies
treachery
unfaithfulness
selfishness
 
O Moon!
My sweet child!
This is the cycle
of good and bad
Humankind will reach
the apex of decline
Then, everyone will ponder,
ponder for years
how to create
a world of love –
A world, much better
 
Love will be
genuine
refined
lofty
 
O Moon!
Your beloved children –
the true lovers
are yet to be born.
 
Vatsala Radhakeesoon
 

Dr. Ranjana Sharan ( India)

Dr. Ranjana Sharan   Name : Dr. Ranjana Sharan Education: B.A.( English Honours), M.A ( English) First Class Special Paper: lndo Anglian Literature & American Literature PhD: Sri Aurobindo and the Epic Tradition Profession: Former Professor of English, S.B.City College, … Continue reading

SENTENCA TË SHKËPUTURA KOHE (Nga thëniet e mia të veçanta gjatë veprimtarisë shkrimore e gojore, në mes viteve 1979-1999) / Nga: Brahim Ibish AVDYLI

SENTENCA TË SHKËPUTURA KOHE (Nga thëniet e mia të veçanta gjatë veprimtarisë shkrimore e gojore, në mes viteve 1979-1999)   Nga: Brahim Ibish AVDYLI *** Paqja dhe Liria janë gjëra të shenjta për secilën qenie të kësaj bote, të çfarëdo … Continue reading

Poems by Linda B. Scanlan

  Morning Tea   Sipping tea in her living room….relaxed and casual we began to talk…..she looked at me intently….her eyes deep pools of ebony flanked by long silky lashes….giving nothing away….confident and shrewd….exotic and mesmerizing ….hair wrapped severely in … Continue reading

Kapitulli “Dëbimi nga parajsa” – ELIAS KANETI  Gjuha e shpëtuar – Histori e një rinie” ( Vepër autobiografike) / Përktheu nga orgjinali: Aristidh Ristani

ELIAS KANETI  Gjuha e shpëtuar – Histori e një rinie” ( Vepër autobiografike)  Kapitulli “Dëbimi nga parajsa” Në maj të vitit 1921 nëna erdhi të më takonte. E shpura në kopsht dhe i tregova gjithçka që po lulëzonte. E ndjeva … Continue reading