MËKATARI PROFESIONIST / Tregim satirik nga Sofokli Mekshi , gazetar

MËKATARI PROFESIONIST 

 

Tregim satirik nga Sofokli Mekshi , gazetar

Dritan Arbana ecte me nxitim përmes bulevardit “Hasan Tah’sini. Nuk gjente shteg të kalonte. Vera në qytetin tonë mbledh mysafirë nga të gjitha anët e botës. Ashtu, i egërsuar dhe i skuqur gjak në fytyrë, i shoqëruar nga shikimet kureshtare të kalimtarëve, mezi doli nga shëtitorja dhe, vrap u drejtua nga pallati nr: 46, ose sic e quan kolegu im ” konsullata Spanjolle” nga që aty ka bisnesin një qytetar Bask.Duke kthyer koken herëpasehere mbrapa dhe,pasi u sigurua se nuk e pikasi askush, u fut tek apartamenti nr:9,i cili, si për habi, ishte pa çelës. -Më fal që hyra kështu pa trokitur, por ashtu e kam hallin, – foli nëpër dhëmb dhe e mbylli derën me vrik. Nuk po kuptoja asgjë nga sa dëgjova prej të porsaardhurit,prandaj e pyeta me po te njëjtin ton me të cilin foli ai. -Ç’farë ke, more mik, kush je ti ? -Mbylle derën me çeles, po më ndjekin reporterët, – tha si me urdhër. Më quajën Dritan . Ky është emri im i vërtetë. Nuk ishte e thënë të zgjaste shumë qetësia në habinë time. I nervozuar hapa derën për të parë në se nëpër shkallët ishte ndokush, apo ishte një mashtrim , frika e tij. Pasi u sigurova se nëpër shkallët nuk po ngjitej askush, shtyva derën lehtas deri sa u mbyll dhe iu drejtova mysafirit: -Me sa kuptoj, ti trembesh nga hieja jote, more mik! Tashmë Dritani ishte ulur në karriken pranë tavolinës sime të punës dhe po sodiste nga dritarja. Nuk më la kohë të zbrazja gjithë zemërimin tim nga ajo sjellje befasuese dhe më mori për krahu duke më treguar me gisht, drejt rrugës: – Ja ku janë! Me dy mikrofona e kamera nëpër duar. Për mua kanë ardhur deri këtu. Mbrëmë, në rrugën e pestë, ka ndodhur një rrahje! Unë isha shkaktari, prandaj ata kërkojnë prononcim. Duan të mbushin emisionin e kronikës së zezë me mua, sigurisht vetem me zë, pa figurë. Ky është rregulli. Ishte e vërtetë ajo ç’ka vërejta aty në rrugë. Shumicën e gazetarëve i njihja përmes televizionit lokal, por nuk bëja dot lidhjen e tyre me mikun tim. Ai u ul përsëri në kolltuk duke më shikuar me habi,a thua se unë dija gjithçka rreth bëmave te tij! Në studjon time vijnë perditë lexues të ndryshëm , të njohur e të panjohur e unë i pres me përzemërsi,por ky i sotmi m’i ngriti nervat , po më krijonte problem me mediat, ndaj i kërkova të spjegohej ose të largohej sa më parë nga unë. -Mirë, mirë, do flas, por të mbeten këtu këto që do dëgjosh prej meje. Janë rrëfime me zarar per mua, por edhe ju nuk do gjeni rehat nga policia. Aq duan ata ,ndonjë fjalë dhe nuk të lëshojnë më. Sebep duan , të hapin një ditare për kronikën e zezë të ditës. Hëmm, nuk i di ti gjërat. Janë punë të koklavitura për ju shkrimtarët a gazetarët, nuk e di saktë se ç’farë jeni ju. Ju besoni se jeta është si në librat tuaj, apo si në televizor. Krejt ndryshe është e vërteta. Tha kaq dhe përsëri shkoi në dritare dhe, pasi u sigurua se reporterët-ndjekës të tij kishin humbur gjurmë, mori frymë lirisht i kredhur në kolltukun prej meshini dhe mbylli sytë në botën e tij misterioze.U ndjeva ligsht nga kjo sjellje e tij, ndaj u ula edhe unë në karriken time pa ditur Ç’farë të bëja në këtë situatë që më futi Dritani. Qetësia nuk zgjati shumë. Nje zile telefoni e trembi dhe ai u hodh përpjetë:- Me siguri janë ata,-foli gati symbyllur dhe, pasi pa numurin në ekran e u sigurua që nuk ishte i redaktorit të lajmeve, u shtri përsëri në kolltuk duke folur si nëpër gjumë:”Unë, tashmë jam 45 vjec,kam një familje të madhe. Dua të largohem nga kjo punë e pistë. Të shkelësh ligjet e moralit,nuk është punë e lehtë në moshën që jam unë. Kam tre femijë e dua t’i shkolloj. Kam një grua të mire e të bukur, e dua për veten time, po ku të lenë ata.” Lëshoi gjithë ato fjali disi të shkëputura e përsëri dremiti me sy gjysëm të hapur.Unë e dëgjova në heshtje, duke i lënë të kuptonte se nuk më interesonin fare ato që thoshte. Nuk zgjati shumë heshtja dhe u ngrit përsëri në këmbë, dhe duke shikuar nga dritarja, m’u drejtua tër inat:-Të thash edhe një herë, ju njerzit e letrave, jetoni jasht realitetit tonë.Merr vesh ty ç’ bëhet në qytetin tonë?! Pa pritur përgjigjen time të pavendosur,Dritani shpërtheu përsëri:-Ju s’keni si ta dini, ju qëndroni këtu brenda dhe e soditni jetën nga dritarja e pastaj uleni e shkruani sipas mendjes tuaj. Po më bente për budalla, ndaj ja përplasa në fytyrë urrejtjen time për opinionin që kish për ne , njerzit e letrave: -Unë, or mik , nuk punoj në zyrat e policisë e as në hetuesi. Ne nuk i marim aty subjektet e librave që shkruajëm. Me sa kuptoj unë , me këto marifete që beni, ju kërkoni të futeni në faqet e romaneve të mia, ndaj hiqeni si viktimë e medias. Ja kjo është pergjigja ime,do fjalë tjetër nga unë?! M’u duk se u revoltua nga përgjigjia ime dhe heshti për pak por filloi përsëri dhe , si një ushtar i dorëzuar, krejt pa shpresë më tha si me lutje:- Nuk kam ç’t’ju them tjetër. E mbyllim këtu bisedën. Erdha këtu për ndihmë, t’u hapa si një miku-mikut,ndërsa ty, ty…Mirë, mire..,më mirë po ikij. Le të bëhet Ç’të bëhet me familjen dhe me jetën time. Kaq e pat jeta ime.Ty ishe shpresa e fundit. Do vazhdoj punën që kam kryer deri tani.Tha këto fjalë dhe u drejtua nga dera ,por i dola përpara e nuk e lash të hidhte asnjë hap duke i folur përsëri: -Ç’punë bën, more mik? Ku është ajo zyra jote e punës dhe kush janë eprorët e tu. Këtë dua të di më parë,pastaj vendosim se ç’mund të katranosim. Më pa drejt e në sy e si me përgjerim,tha:- Jam nje mekatar profesionist,i specializuar për krime kundër moralit qytetar. Ja kjo është e gjitha. I ofrova një gotë uji dhe, pasi e piu, m’u afrua në tavolinë. Si i çliruar nga ankthi i moskuptimit tim ,me tha:”Më vjen keq për ty. Nuk më paske kuptuar fare. Për ta kuptuar me kë ke të bësh, po të tregoj nja dy raste.Ke par ty në televizionin tone, por edhe në atë “Argjiro”, kur kronika e ditës bëri fjalë për një pijanc që kishte dhunuar disa vajza te konvikti I universitetit? Ai dhunuesi , isha une. Po,po unë isha. Po para një jave , e lexove gazetën, atë që shkruante për një njeri, i cili përndoqi disa gra me ca oferta tunduese, përsëri une qesh. Sa herë duhet të provohet shthurja e normave të moralit, unë urdhërohem të kryej kësi punësh. I tha këto fjalë sikur të kishte bërë ndonjë vepër bamirësie , ndaj nuk m’u durua dhe e sulmova ashpër: – Dhe ju vini tek unë e më thoni gjëra për të cilat duhet të ishit brenda në burgun e Shën-Kollit e jo këtu, në studjon e shkrimtarit. Turp, vallahi, turp! -Mos u lodh kot, kam qenë tre herë Brenda, por më lëshojnë përsëri, se ju duhem. Dy -tre herë në javë paraqitem në redaksi, si burim lajmi. Reporterët më mbajnë në vëzhgim që t’i kryej detyrat një për një, prandaj më ndoqën deri këtu sot. Këto gjëra të vogëla bëj unë,ndërsa disa, të tjerë, më të zot, ata janë se ç’janë! Do të dish edhe për ata? Ja degjo! Ata dalin në rrugë, nëpër kisha apo xhami dhe fyejën ndjenjat fetare të besimtarëve, mashtrojnë grat e vajzat e reja, shperndajnë kokainë nëpër shkolla. Fliste si një zanatçi i vërtetë ,si me një ortakun e tij. Mblodha veten dhe i bëra një pyetje tjetër:-Beheni shumë nëpër ato zyrat tuaja? Këtu , në qytetin tuaj jemi nja 50 burra e 18 gra. Ç’doni të thoni me” në kete qytet”, mos vallë ka edhe në vende të tjera? -Sigurisht që ka,në të gjithë vendin funksionojnë zyra të tilla. Nuk kisha dëgjuar më parë histori të tilla konspiracioni dhe kërkova të mësoja arsyen pse e bëjnë këtë punë njerëz si Dritani dhe ata që i drejtojnë . -Po ja , more mik shkrimtar a gazetar. Do të rrosh ty? Po sigurisht që do . Do të jetosh mirë dhe t’ia plotësosh qefet vetes tënde? Patjetër që po! Por të gjitha këto nuk mund të realizohen pa shkelur normat e moralit publik. U çua në këmbë, mori edhe nje cigare tjetër nga paketa ime e më tha:-Të dija të zgjuar, por ty qënke tapë fare nga kjo anë. Ju shkruani edhe nëpër gazeta, bëni komente në rrjetet sociale duke mbajtur qëndrim për çështje të caktuara.Mbaj mend që shkruaje për një klerik, cili hante e pinte raki,pa hesap,pas çdo dreke mortore,bënte jetë të shthurur në kundërshtim me rregullat e moralit fetar.Dhe ta bëri mirë kur t’u përgjigj” Unë u kam thënë njerëzve besoni në zot, jo në mua” Shumë mirë ta bëri edhe ai ish komisari bataljonit, i cili ishte konvertuar në psalltës pas priftit nëpër ceremonitë fetare. Si të tha? :” Kush më mirë se një komisar mund ta bëjë këtë punë! Ne jemi stërvitur vite e vite që në shkolla, të citojmë e të përsërisim fjalët e udhëheqësit të madh, pra ,të Enverit”. Nuk paske mësuar asgjë prej tyre. Ja, po të tregoj edhe per njeriun tim më të afert, për gjyshin. Ai ishte dhe mbeti deri në vdekje moralisti më i madh. Dhe nuk ishte dosido, kishte pozitë të lart në qeveri. Ai i dinte të gjitha shtigjet që të çojnë në parajsë dhe ua tregonte me shumë zell të njohurve të tij. E dinte fare mire ç’farë kërkonte zoti nga robërit e tij dhe i mësonte si të silleshin që të fitonin mbretërinë e qiellit,pas vdekjes. Dhe përsëri ai, gjyshi im, ishte dhe mbeti njeriu më i keq që kam njohur. Ishte i limaksur, nuk ngopej me para, jepte me fajde dhe, kur nuk kishin t’ia kthehin, u merte shtëpinë, tokat, ullinjtë, deri edhe gruan. Ishte , pra mizor, ashtu siç janë të gjithë moralistët! Do s’do edhe ty do t’u nënështrohesh këtyre ligjësive, se për ndryshe nuk jeton dot në mes të hajdutëve e kriminelëve. Sepse morali mbron qetësinë tuaj,mbron pasurinë ,jetën dhe familjen tuaj. Ja psh: Ju keni një grua të bukur dhe që ta mbroni atë, do tu thoni vartësve” ju nuk duhet ta lakmoni gruan e tjetrit”! Juve dhe mua na dhimbset jeta jonë, por nuk e mbrojmë dot. Ndërsa ai, drejtuesi i gradës së parë në polici, flet çdo ditë për mbrojtjen e jetës së njerëzve dhe, kur thot kështu, e ka fjalën për familjarët e tij e jo për ne. Ja pra, morali ka për detyrë t’i mësojë njerëzit t’ju lenë rehat, mos t’ju ngacmojnë gruan apo pronën, ndërsa ata jo, ata jo. Ata të bëjne qejf me gjitheçka që na përket neve. Hë, pra fol! S’mund t’ja mohosh tjetrit atë që nuk ia mohon dot vetes. Ja, ju jeni ulur në një lokal luksoz dhe pini shampanjë duke puthur një femër e cila sigurisht nuk është e juaja. Nga një pikëpamje, të cilën ju e quani të detyrueshme për të gjithë, këto menyra sjellje janë imorale. Mirëpo për drejtuesin kjo është zbavitese, rrit rendimentin e punës së tij. Se, që ta marresh vesh ty, nuk janë të gjithë njerëzit budallenj. Mos shko shumë larg. Para një muaji u bë grevë e madhe në qendër. A mund të besohet ministri kur nuk është gjykuar për krimet që ka kryer vetë. Shefi i opozitës i ka vilat me hektarë, në bregdetin tonë. Kujton ti se e mblodhi popullin tu jepte nga një vilë apo truall nga të vetat, për te ngritur shtëpitë e tyre! Jo, mor jo! Prandaj njerëzit e kanë humbur besimin . Çështja shtrohet se si do të bëjnë ata të heqin dorë nga ato vese,që për vartësit e tyre janë kategorikisht të ndaluara. Edhe pse janë të krimbur në para, të tjerëve u thonë të mos vjedhin,madje të fusin në burg për 3000 lekë të papaguara për faturën e ujit e të energjisë elektrike. Sepse ata nuk i zë shigjeta e ligjit, mbi ata , gjyqtarët nuk qëllojnë me ato shigjetat e tyre të helmatisura. Domosdo, sepse heshtat i kanë për ne e jo për ata. Sepse ata mund t’i mbrojnë për krimet e tyre. Shkurt, or mik, drejtuesit e lartë, pozita e tyre nuk cënohet asnjeherë. Ata duhet t’i duan të gjithë t’i mbrojnë e t’i votojnë pa përjashtim. Dhe këtu ka edhe një problem tjetër. Që gjithshka të funksionojë në sinkron, ata duhet t’u mbushin mendjen njerëzve që t’u përmbahen rregullave dhe ligjeve të moralit publik. Dhe kur kjo nuk është e mundur, specialistët kanë shpikur një metodë origjinale, tepër efikase:” Hipnotizimi i publikut”. U morëm vesh, e kuptove filozofinë e kohës sonë?! Po ta përsëris:”në s’është e mundur të binden atëhere t’i hypnotizojme!” Une mbeta si i shushatur në karrigen time, ndërsa Dritani po më jepte një leksion të mirë, të cilin nuk mund ta gjeje askund. Kishin kaluar gati dy orë e ai nuk po rreshte të më habiste me rrëfenjat e tij të rrezikshme. Doja të flisja, por nuk më la rradhe: -Unë, prej dy javësh punoj në zyrën që merret posaçërisht me hipnotizimin e opinionit publik. Është institucioni më I rendësishem në vend. Andej buron fuqia e pushtetit dhe sukseset për zbatimin e reformave të tij. Përfaqësuesit e shtresave të larta grumbulluan fonde të mëdha për funksionimin e këtyre zyrave. Në krye te secilës prej tyre është caktuar një njeri i sigurt dhe me përvojë. Zakonisht është një kryeredaktor gazete ose televizioni. Gjërat janë shumë të thjeshta. Njerëzit e thjeshtë janë të lodhur nga hallet që kanë. Në xhepa kanë pak të holla, prandaj nuk bëjnë mëkate. Por duhet që morali të shkelet, kjo gjë i trullos njerëzit, nuk i le të shikojnë të vërtetën. Zyra jonë ka për detyrë të provokoj një sër skandalesh të vogla për të mbuluar disa më të mëdha. Kështu është hapur fjala se një personalitet i lart I qytetit tone rreh gruan e vet, ne nxitemi të krijojmë disa raste të tilla të ngjashme. Ose më konkretisht: U hap fjala në media se ministri kishte përvetësuar shuma të mëdha parash nga shitja e narkotikëve. -Dhe ç’farë?-,i ndërhyra unë, pa takt. Po ja, që të mbulohej e të harrohej ajo, u dha urdhër nga zyra qëndrore të korruptohen e të arrestohen disa drejtorë policie nëpër zona. Duke ngritur zërin gjithë kohës kundër shkeljes së rregullave të moralit, mileti mbahet vazhdimisht në gjendje hipnoze. Ai nuk ka kokë, as fuqi të selektoj të vërtetën nga gënjeshtra,ndaj u beson atyre që shkruajën e thon mediat. Nuk e di në se më kuptuat vërtet apo shtireni?,- më pyeti sikur donte ta mbyllte leksionin e tij të gjatë. Ngrita kokën lart ,dhe me shikim nga dritarja i thash: ” Sinqerisht mësova shumë gjëra sekrete, te cilat nuk dija më parë. Ashtu vërtetë, interesante janë, por unë tashmë jam lodhur shumë e nuk mund të vazhdoj më tutje, ndaj erdha tek ju të më jepni ndonjë mendje. – Kërkon mendje nga une?,- I fola une qetë e qetë, sepse zgjidhjen e kisha gati:- “largohu sa më parë nga ajo punë!” -Mësim të bukur që më dhe,po ku t’i gjej unë 30 euro që mar çdo ditë nga zyra ime? Unë po largohem, do shkoj të vazhdoj punën që kam. Unë di se ju shkrimtarët dhe reporterët , jeni njerëzit më të varfër. Po ngele keq,kur të të mos shiten librat, eja me mua. Ty je edhe i zantit e mund ta besh mirë fare detyren e përgjegjësit të zyrës sonë. E kemi vendin bosh. Kaq tha dhe u largua pa u takuar, me vrik, ashtu edhe siç kishte ardhur në studion time, paraditen e datës 07.07.2017.

FUND

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s