Poet më bëjë ta dua Shqipërin, unë kështu do kisha thënë kur ne sot kemi shumë poetë. / Nga: Safet Hyseni

Poet më bëjë ta dua Shqipërin, unë kështu do kisha thënë kur ne sot kemi shumë poetë. 

 

Nga: Safet Hyseni

Krijuesi në letrat e tij bartë pjesën e vetëdijshme të identitetit. Ai del nga burgu dhe fjalën e nxjerr si reaksion të syrit. Përmes letrave krijuesi tregon se deri ku ka arrit durimi i tij. Të durosh nuk është dobësi, por në momente të caktuara është mëkat se shtrydhë inteligjencën e krijuesit, revoltim progresive të brendshme, shpirtin nga ku dëmin e pëson masa kolektive. Pra vije një moment që cilësia e virtytit të ngacmon dhe merr kurajën për t’i dal zot të drejtës dhe të vërtetës. Këte e bënë edhe poeti Xhelal Ademi në poezinë “Letër Shqipërisë”. Sot kur kemi shumë poetë, unë do isha lut që me vargjet e tyre të më bëjnë ta dua më shumë Shqipërinë. Mjaftë kanë duruar dhe mendoj se poeti nuk nënshtrohet as nuk dorëzohet se askush nuk do pranonte që dinjiteti të reflektoj në bazë të mekanizmave grupore oborrtare. Në vargje dëshmohet aftësia, ideali, forca morale, sinqeriteti, shpirti, detektimi i arsyes për të dal origjinaliteti. Poetët janë pararendës dhe figura e tyre letrare integron mendimin e masës për të ndërtuar një dinjitet me integritet të pathyeshëm kolektiv. Kështu është poeti kombëtar. Për të dhënë mesazhin e duhur dhe parë të imponuar dritë në mendjen kolektive krijuesi duhet t’i ketë konsoliduar idealin me forcën morale si dhe aftësitë e shprehjes estetike. Ajo që nuk është matematikë është e ndryshueshme këte e thotë edhe poeti duke shpërnda moralin e tij kombëtar në formën e një mesazhi kolektiv, se nuk është individi fajtor, as populli por ca grupe që ia kanë zënë frymën. Ai është kundër suksesit të së keqes, e cila është shpërnda në forma të ndryshme dhe ka terrua perspektivën e syrit. Është kundër heshtjes dhe nuk e mbështet, perspektiva e syrit si duket e ka rebelua apo trungjet e rritura  shtrembër që kanë zënë rrugët. Vargjet e tij janë stimuluese që qortimi të vazhdoj edhe nga të tjerë që ku komoditet i trungjeve me rrajë dheu e atdheu shtrirë në prehër të huaj të prishet, mundësisht ai që e ka për detyrë dhe obligim t’i shartoj që trupi i Shqipërisë të filloj të shëroj plagët e shumta. Ajo nuk duhet të huazoj asgjë por të prodhoj fidanë të ri, mendoj nuk e thash keq për mentalitetin aq të mjegulluar në viset shqiptare.

Xhelal Ademi

Krijuesi si Xhelali i ka sfiduar dhëmbët e kohës dhe ka udhëtuar pa bërë zmbrapsje, ai e ka mund kokëuljen e inteligjencës oborrtare që shpërndan mjegull. Idetë lindin nga mbyllja e rrugëve, nga kundërshtitë që kanë e keqja me të mirën, por ideali i krijuesit nuk duhet të futet nëpër xhepa. Vargjet “Letër Shqipërisë” janë një revoltë që shprehin një ideal kolektiv të nëpërkëmbur, janë një mëzash, por janë dhe një akuzë poetike ndaj atyre mbi të cilët bie përgjegjësia. Poet më bëjë ta dua Shqipërinë, unë kështu do kisha thënë kur ne sot kemi shumë poetë.

 

Letër Shqipërisë

Të brishta më vini ju shkresat e mia
Ecni këmbadoras malit të thepisur,
Ku faniti shpresa në ç`greminë fuqia
T`i ngjasoni vjeshtës, gjethnajës së grisur.

Me fjalorë gjymtakësh që s`kuptohet dot
Shpifej perënduar ndaj s`më thoni gjë,
Male me të thëna kam ndërtuar kot
Kështjellë kësofare s`ka si ndreqet më.

Gjërat që m`rrëfeni s`bëjnë asgjë të re
Fërshëllima erërash dimrit çmendurak,
A s`i thanë poetët, këmbëkryq mbi dhe
Kur gurëzi i varrit s`u rëndoj aspak.

Kotas m`sillej rrotull, s`keni më vegime
A s`ndjeni ka vite jetojmë veç e veç,
Unë i nëpërkëmbur tek vetvetja ime
Ju gjithherë kryeneqe më rrjeshtohej keq.

Buzëmbrëmje kufiri, qielli rrëkllen shi
Mërmërit Qafë Thana shakullinë me llafe,
Gjithfarëlloj shpjegimesh më kërkon të di
Në ç`tavernë Shqipërie do ndaloj për kafe.

Po shkëputet qielli bien i madh për tokë
Tutje po lëvrin një botë ndër thërrime,
Kush e mban hutimin unë a ti në kokë
Që s`më lë të futem qetë në tokën time.

E dua buzëmbrëmjen çmendjen për së pari
Mallin që s`vjetrohet ta shtërngoj në gji,
Që mëpas kupqiellit të bërtas së mbari
Ooo atëdheu jonë ç`na harrove ti.

Këtej gjallëron dhunën principatë pa emër
Ka vënë ulset tona mbanë rendit të dytë,
Na dhuroi busollat njëmijë plagë në zemër
Për udhë arratie nga këmbët e sytë.

Ndaj ikim përditë ikim vetëm shkojmë
Ndër dyndje biblike shkret të pa bashkuar,
S`kemi as Mojsi, njëqind vjet kërkojmë
T`na rrëfejë për rrugën, tokën e premtuar.

Alarmi t`është fikur tek orë e kurdisur
Këtë e shohin ndjeshëm fushat tona t`djerra,
Ndaj në je në gjumë, ende nuk je nisur
Zgjohu gjersa varret s`na ka mbytur ferra.

Mbase n`u rizgjofsh nëpër vjeshta t`vona
E sakaq turr syrin t`bësh vështrim nga ne,
Do gjejsh veç barnajet mbi pullazet tona
Popull ikanakësh mbetur pa Atëdhe.

I thyer vjen vargu dhe a ndreqet vallë
Kur germat rrebele ngjajnë n`ushtri armike,
O Atëdhe më thuaj… je vërtetë i gjallë
Apo keqas shtrohesh nën vdekjen klinike?

Ah ç`të mbyti nata me tëmerr të zi
O varg i nemitur, pa fjalë magjiplote,
Sonte qesh i çmenduar, më fal Shqipëri
E di që do zgjohesh, kjo s’ është vdekja jote…

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s