Poezi nga Vladimir Avdulla Muça

Poezi nga Vladimir Avdulla Muça

 

REPLIKË POETIKE

KORRUPSIONI
Dikush më troket në ndërgjegjen time
Me buzët e hidhur pelin;
Më rëndon në sa e sa mendime,
Çdo gjë njerëzore ma fshin.

Kush je ti,që gjumi s’të zë
Po bredh skutave si i marrë!?
Ti s’njeh shtëpi, s’njeh asnjë derë
Po futesh si erë nga një e çarë.

Jo! Unë portën e ndërgjegjes nuk ta hap,
Ta dish, për ty do përze bujarinë,
E ti prap si gjithmonë do kërkojsh
Një deriçkë, apo një të vrimë.

Njerëz vigjëloni! Derën mos ja hapni,
I thoni: të shporret kjo lubi;
Patrullë e ndërgjegjes një ditë do e kapë;
Ndal!… Se na u bëre halë në sy.

 

DJERR I SHPATAVE

Në kujtesë më mbeti”Djerri shpatave”,
Me ze cicërimë histori më përmend;
Në sytë e gjyshëve vallja e luftës rritej
E vrazhdë,e egër,deri tek retë.

Ai vend ku loznim mbeti veç djerrë;
Ndoshta nga gjaku i derdhur
Aty në shekuj asgjë nuk mbinte,
Ne loznim doçesh si nga herë
Gjersa nata rreh e rreth flinte.

Na e bënë qelizëm djerrin tonë,
Nën te sytë tanë çfar s’panë!..
I mbushur me varre kish qenë,
Dhe armë lufte anembanë;
Ndaj kish mbetur djerrë
Dhe veç shpirtëra të vrarë
Nën vete mban.

Në ate vend
Skelete,pllaka qeramidhe hoqën fshatarët
Në kohën e shpyllzimëve të mëdha;
Në te gruri
Aty i mbjellë
Ngjyrë të kuqerremtë
kokërrën e ka.

 

PORTOKALLET E QEPAROIT

Si bijëza të tokës dhe detit,
Kokrrat nën gjethet palë palë
I fshihni lehtas dhe pjekurinë
E zbuloni me ngjyrë të artë.

Në vesë larë si me inxhi,
Lule hënë a kokrra diellë;
Afshi i detit ju jep frymë
Dhe ju ushqen toka mëmë.

Kaq të njomë dhe të brishtë,
Si vallë shqota nuk ju tremb?
Në u nxiftë deti blu
Ju keni rrënjët thellë në shkëmb.

Pak të athët jeni në shije
Ndoshta të ngopur jeni me jod;
Unë në treg sa herë që bije
Ju kërkoj si nga mot.

 

RRËZË MALIT ÇIKË

Jam ulur rrëzë malit Çikë ,
Sodis bregun anë e mbanë;
Maja e shkëmbit drejt qiellit thikë
Lidhur në brez si jatagan.

Ç’pejsazh të madhërishëm mban kjo tokë!
Me gjelbërim veshur si mantel i lashtë;
Këtu dhe qiellin ndryshe e shikon:
Të perqafuar me malin e lartë.

 

NË MES TË TUFANIT

Në mes tufanit të dëborës
Si erdhe Ti e mira nënë?
Zëri yt në mes të shqotës
Më mbuloi si një tendë.

M’u mbushën borë sytë e mijë,
U zbardh e tëra faqe e malit.
Borën në rrugë kush m’a shkrin:
Shqetësimi yt apo erë e malit!…

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s