Poezi *TANKA nga Seti Pezaku Vladi

Poezi *TANKA nga Seti Pezaku Vladi
 
 
☆☆☆
 
U lodhe me varfërin’ ,
o njeri!
Thërret shpirti: — Ndal!
Prap çdo dit’ ajo rritet,
bëhet mal.
 
 
☆☆☆
 
Lumi,
shtet më shtet kalon
pa vulë e kufi.
Ja, kështu t’ishte bota
libertá — liri!
 
 
☆☆☆
 
Shi,
litar nëpër këmbë.
Stinët
pa rrreze dielli,
mbetën syt’ nga qielli.
 
 
☆☆☆
 
Pret bilbili pranverën
si shokët të këndojë;
dimri hedh poteren,
me borë malet mbush
nga pylli ta largojë.
 
 
☆☆☆
 
Ditari i jetës,
nektar mbledhur fushave,
ekran i heshtur shpirti,
derdhje ngjyrash çdo mot
me gaz e lot.
 
 
☆☆☆
 
Shi pranvere
apo lot!?
Shkunden lulet pemëve
si dje,
edhe sot.
 
 
☆☆☆
 
Kur ike ti
vjeshta sytë përloti,
dimri theu pyjet,
pranvera s’po vinte,
vera me vapën shfrynte.
 
 
☆☆☆
 
Preka
duar të buta,
petale pranvere.
Përlotur sot i puth,
të ashpra, gjethe ferre.
 
 
☆☆☆
 
U plakën ata sy
mjegullat i mbulojnë,
në folenë e tyre
rrudhosen,
pushojnë.
 
 
☆☆☆
 
Etja për pasuri
për dore të merr,
mbi maja të ngren,
një gur të shëmbet
në greminë bjen.
 
@seti pezaku vladi
16/03/2018
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s