Kalendari poetik: Cristina Campo (1923-1977) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Cristina CAMPO

Kalendari poetik: Cristina Campo (1923-1977)

Si sot, më 28 prill 1923, u lind Kristina Kampo, emër me të cilin botoi librat, se emri i saj i vërtetë qe Vittoria Guerrini. Ishte poete, shkrimtare dhe përkthyese e njohur italiane. Bijë e vetme, lindur në familje intelektuale, vuajti gjithë jetën nga një keqformin në zemër, prandaj dhe vdiq herët, pa mbushur ende 54 vjeç. Solli në italisht vepra nga Katherine Mansfield, William Carlos Williams, Virginia Woolf, John Donne, Simone Weil e Hugo von Hofmannsthal. Ja shqipërimi që përzgjodha sot, në datën e lindjes së saj:

MË RRËSHKITI GOJA…

I dashur, sot thashë emrin tënd
se goja më rrëshkiti
si këmba në shkallaren e fundit rrëshket…
Shumë ujë ka rrjedhur nga jeta
dhe gjithë kjo shkallë e gjatë
nga e para duhet filluar.
Me fjalët, i dashur, të kam shkëmbyer.
Mjaltë i errët që kundërmon
brenda enësh të brishta
nën njëmijë e gjashtë qint vjet llavë,
do të të njoh përsëri
nga e pavdekshmja
heshtje.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s