Kalendari poetik: Nizar Qabbani (1923-1998) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Nizar QABBANI

Kalendari poetik: Nizar Qabbani (1923-1998)

Si sot, njëzet vite më parë, u nda nga jeta Nizar Qabbani, poet, botues dhe diplomat sirian. Për kritikën letrare është një nga poetët më me peshë në poezinë moderne arabe. Qe një tragjedi familjare që shtyu diplomatin e ardhshëm drejt poezisë: kur ai qe 15 vjeç, motra e tij e madhe, Wisal, vrau veten që të mos martohej me një burrë që nuk e dashuronte. Në varrimin e saj u betua ta luftonte atë padrejtësi shoqërore, që u bë shkak i vdekjes së motrës së tij, të luftonte për barazinë mes burrit e gruas, aq e vështirë për t’u pranuar nga opinioni shoqëror i kohës. Ja shqipërimi që përzgjodha për sot:

Ç’JE TI, FEMËR?

Ç’je ti, femër?
Ti, thikë në të shkuarën time ngulur
ti, e ëmbël si sy lepurushi
e butë, si lëkurë pjeshke
ti, e dlirë si tufë jaseminësh
e pafajshme, si grykëse fëmijësh
ti, si fjala, e rreptë,
nga fletët e shënimeve të mia, dilmë
nga çarçafët e shtratit, dilmë
dilmë nga filxhan i kafes
dhe lugëz e sheqerit
nga kopsat e këmishës, shqitmu
dhe nga palat e shamisë
nga furça e dhëmbëve hiqmu
dhe shkumb’ e sapunit mbi fytyrë
nga gjërat e mia hiqmu
që të mund të shkoj në punë.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj
(nga arabishtja në italisht përktheu Idriss Amid)

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s