Kalendari poetik: Vincenzo Cardarelli (1887-1959) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Vincenzo CARDARELLI

Kalendari poetik: Vincenzo Cardarelli (1887-1959)

U lind më 1 maj 1887 Vinçenco Kardareli, poet, shkrimtar dhe gazetar italian. Pati një fëmini të vështirë, si fëmijë i lindur jashtë martese, me njërin krah të gjymtuar, nëna braktisi familjen dhe atë kur qe në moshë të njomë, në shkollë shkonte me hope dhe studioi më tepër si autodidakt. Braktisi dhe ai familjen kur qe 17 vjeç duke u larguar nga Tarkuinia (vendlindja e tij) për në Romë, ku bëri punë nga më të rëndomtat. Rreth moshës 27 vjeçare i hyri gazetarisë. Më pas filloi të shkruante dhe poezi; mjeshtrat e tij qenë Baudelaire, Nietzsche, Leopardi, Pascal. Gjithmonë vuajti nga një lloj tuberkulozi i kockës (sindroma Pott), kjo gjë e bëri të jetonte i veçuar nga të tjerët. Vdiq më 18 qershor 1959 në një spital në Romë, i varfër, i vetmuar dhe i harruar nga të gjithë. Ja shqipërimi që përzgjodha për sot:

DITAR 

Është jeta që vret, e kaluara që dhemb,
jo sepse të desha qysh vajzë
dhe të gjej tani grua
anipse çka ndjej tani
është dashuri,
a ndoshta xhelozi.

Dhe nuk e di në dëshiroj
ende të të shoh a jo. S’je gjë për mua
tashmë, veç një kujtim i bukur.
Asgjë s’më gëzon te ti,
veç që të pata dashur
e tani të ndjej si hirin
e të shkuarës sime.

Vera e tërbuar
pret freskinë e stuhisë
dhe unë të qarët, që ankthin tim
ëmbëlsisht e shkrin.

Por zhegu rëndon e dhëmbja sëmbon:
për lehtësim shpresa nuk ka.
Dhe shpesh mendoj
që gulçimeve tona
u shtohet dhe kjo stinë armiqësisht.

Dhe do të vdes
në një ditë të tillë.
Beftas do të më vijë një ditë, një ditë e shkurtër,
që s’do të mund ta kaloj dot.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s