MBRETI KISHTE IKUR / Poezi nga Fatma Jasimi

Poezi nga Fatma Jasimi
 
 
MBRETI KISHTE IKUR
 
Mbretëresha tashmë e braktisi fronin,
një trup pa shpirt, as veten e vetë nuk drejton
e hoqi kurorën, rrobat e rënda,
veç dhimbjen…atë, nuk e hoqi dot.
 
Mbreti tashmë kishte ikur, kish ditë
Ai ishte ajri në shpirtin e saj, dritë
Ishte buzëqeshja e mijëra diejve,
që rriteshin brenda qenies së saj të dlirë.
 
Mbreti kishte ikur, u bënë vite tashmë,
në rrugë kuisin hapat e një zemre të thyer,
Është mbretëresha që endet pas xixëllonjave,
i ndoqi, por tek ai shkëlqim nuk arrinte.
 
Mbreti kishte ikur, u bë një jetë tashmë,
Mbi mbretëreshën kish rënë mall, si flok’bor’
Atë natë, mbreti erdhi!
Mbretëresha e heshur, i vdiq në dorë …
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s