Mungesa / Tregim nga Preng Maca

Mungesa

 

Tregim nga Preng Maca

Sapo u zgjova nga narkoza fillova të kthjellem nga pak. Një burrë vinte herë pas here e shihte nëpërmjet xhamit të dhomës , prej nga mund të shihej e gjykohej diçka për pacientët e reaminacionit. U mundova dhe e gjeta fillin e humbur. Ishte drejtuesi i veturës me të cilën isha aksidentuar.Në mendje më erdhi ajo goditje e beftë dhe e rëndë ,një mori zërash rreth meje dhe pastaj….Ja ku isha.
Kisha qenë me telefon në vesh. Ishin vitet 97 dhe Shqipëria ishte në një amulli të madhe ,kurse unë isha shtatëzënë me njeriun që e doja dhe që sapo ishte nisur për në Itali, pa më thënë një fjalë. Ti e mban mend Nikon. Ishte babai i fëmijës. Ne duheshim që atëherë në fakultet. E mban mend besoj? Ju kishit shoqëri dhe mua më pëlqente ky fakt.
Sapo më thanë në telefon , se Niko ishte nisur me gomone drejt Italisë. Më thoshte ,se me pak muaj do të rregullonte të gjitha. U tmerrova, m’u mbushën sytë me lot dhe nuk shkëputesha dot nga telefoni. Qaja dhe hyra në kryqëzim me sy mbyllur dhe pastaj….Ja ku isha.
Lere të lirë, iu thashë atyre të policisë rrogore, për përdoruesin e veturës. Faji është imi. Isha me semafor të kuq, kisha hallet e mia dhe nuk vura re asgjë. Nuk ka faj ai, dhe tregova me gisht nga ai burrë rreth pesëdhjetave. Atij iu mbushën sytë me lot. Siç duket bota ka përrreth akoma njerëz. si ky, që shfaqet herë pas here tek xhami i dhomës time të reanimacionit. Interesohet çdo ditë, më tha infermierja.
– Kështu pra – tha ajo dhe më preku lehtë në dorë.
– Oh po e shihja atë që ju ka ndodhur. Më vjen keq! Çfarë u bë njeriu, me Nikon, që e deshe?
– Iku në Itali dhe e kapën me drogë. Është dënuar herë pas here. Më tha , më harro! Nuk jam për ty!
– Po fëmija? Ti tani më kë je ? Si të shkon jeta?
– A mund ta vazhdoj historinë time?
– Patjetër,i thashë. Jam gjithë sy e veshë.

– Pra pasi u bëra mirë e kuptova, se isha operuar. Aksidenti kishte qenë i rëndë. E ndjeja, se e kisha humbur fëmijën. Kërkova mjekun, sapo u bëra pak më mirë. Ishte kirurg i vjetër në meso moshë. Kam një vajzë sa ti, më tha. Kur të kam operuar kam pasur parasysh vajzën time. Jeta e njeriut është një pasuri e madhe.Të jetosh është një shans, që na jepet nga Zoti. Pastaj në jetë na ndodhin gjëra të ndryshme.
U kapërdi paksa,ia pashë mollën e Adamit që i lëvizi nëpër fyt dhe.
Pra ,më tha ai, e kemi humbur fëmijën. Përplasja ishte fatale. Ambulanca u vonua shumë për të ardhur në kohë. Janë kohë pa rregulla. Fëmija iku, por ti je ,je mirë,shëndosh e mirë dhe kaq simpatike.
Tjetër , këmbngula unë, sepse kisha një paramdjenjë, se nuk m’i kish thënë të gjitha. Ma vuri dorën në kokë dhe ia pashë sytë me lot prindi.
Ishte dëmtuar dhe mitra dhe e hoqëm që të jesh ti, që të jetosh.
I mbylla sytë dhe e ndjeva, se veshët e mi ishin mbushur nga lotët që më rridhnin faqeve pa zë. Pastaj zura të qajë me ngashërimë e dënesje. Mbaj mend që infermieret më bënë një injeksion dhe humba në gjumë. Kur u zgjova m’u bë se kisha parë një ëndërr. Vetëm një moment ,pastaj mendova më qetë. Nuk e di ku e gjeta atë forcë brenda vetes.Ti e mban mend sa delikate kam qenë në kursin tonë të gjuhë letersisë? Më kujtohet .Më thërrisje gjithnjë Xhejn Er.
Kështu pra ,vazdhoj ajo.
Mua më kishte mbetur kafja në grykë e mezi po e kaloja.
– Ai iku vazhdoi ajo. Natyrisht nuk u dorëzova. Ka sa të duash familje pa fëmi .Por e ndjeja, se brenda meje mungonte diçka, që ma prishte ekuilibrin. Nga jashtë e mbaja veten.
Fillova punë në një shkollë në kryeqytet. Shkoja mirë. Rregulli ngadalë po vendosej në vend dhe jeta kishte marr një kuptim. Prindërit ishin bërë të kujdeshëm me mua .Më dhimbseshin! Sillesha me shumë dashuri dhe takt me ata ,për t’i bërë të mos ndjeheshin keq për mua.
Kaloi një vit , dy dhe asnjë gjë e re. Pastaj njoha një djalë. Punonte në bankë. Kur shkova të marr një kredi të vogël në një bankë, e takova dhe e pyeta për informacionin e mundur,për paktikat e duhura dhe ai më ndihmoi. U deshëm menjëherë. Nuk më kishte ndodhur kurrë kështu. Isha e lumtur!
Takoheshim kudo kafeve. I dashur,i vëmendshëm. Të shtunave dhe të dielave rrinim bashkë gjithë ditën, sepse prindërit e tij shkonin në Durrës. Kishin një shtëpi edhe atje.
Je ora ime , më thoshte. Të dua shpirt! Mesazhet e tij në telefonin tim i ruaja deri vonë, pa i prishur.
Të dua Er! Je dhurata e Zotit për mua! Rrotulloheshim gjithë ditën, përqafoheshim, putheshim. Ishim shumë të dashuruar!
Dua të të them diçka,i thashë një ditë. Asnjë gjë, më tha ai. Nuk dua të di asgjë. A më do ti? Vetëm kjo më duhet. Je gjithçka për mua. Je në shtëpinë tënde ,më tha atë ditë, kur pranova dhe hyra në shtëpinë e tij.
Kur e ndjeva, se ai ishte brenda meje dhe e ndjeja ekstazën e dashurisë, isha nën puthjet e tij, siç na kishte lindur nëna. Ai dihaste e mua më kishte rrëmbyer magjia e jetës mjerëzore.E shtrëngoja fort dhe e puthja gojën e tij, buzën e zjarrtë, duke i harruar të gjitha, duke menduar çastin dehës.
Por tamam në një çast u ndjeva bosh. Ai u ruajt dhe unë desh i thashë, se nuk kam mitër, por nuk e bëra. Nuk desha ta prisht atë çast magjik.
Ia thashë të nesërmen në kafe. I tregova gjithçka. Nuk mund të lidhesha me atë ndryshe. E doja. E ndjeva, se u pre mënjëherë . Më puthi, por mua më ngjau pak si dimër. U ndamë atë mbrëmje dhe telefoni im nuk ra më. Me kalimin e kohës i fshiva edhe mesazhet e tij . Nuk e bëra fajtor, por komunikimin ma kishte borxh.
Ndrrova numur telefoni. Në punë shkoja mirë. U bëra e kujdeshme me ngacmimet e djemve. Isha tunduese për ta akoma, isha e re.
Tani jetoj vetëm. Vëllai në Amerikë më thotë, se do të të më marr sapo të bëj letrat. Nuk e di se si do të bëj. Prindërit kanë ikur tashmë. Ikën gjithë merak për mua. Unë luaja të fortën ,moskokëqarësen, por fshehur qaja sa shembesha në dhomën time. Kisha një mungesë të madhe. Asnjëherë nuk do të isha nënë. Ishte një pengesë e pariparueshme.Tani nuk ka më rëndësi. Jam një grua thuajse në mesmoshë.
– Më mirë të mos kisha takuar, i thashë sinqerisht.
– Mua më kishte marrë malli shumë! Ka që në fakultet, që nuk jemi parë. Ishe i talentuar. Ne të tjerët ishim amatorë.
– Jo , i thashë, ti kishe talent. Ato prozat e tua të shkurtra, ishin gjithë ndjenjë e mendim. A shkruan sërish tani? Të duhet ,të ndihmon të jetosh Er.
– Më pëlqen, kur më thërret Er! Emri Erjona më duket kaba, si emër. Në punë më thërrasin Ola.Ha,ha,ha!
Kam provuar të shkruaj por…Nuk e di se si më ngjan.Të shkruash, duhet të jesh njësh me atë që shkruan, duhet ta ndjesh tek lëviz brenda teje, pastaj ta krijosh, ta mbash brenda vetes një kohë dhe kur të vij koha ta shpallësh, ta botosh,ta…lindësh.Por kam një bosh të madh, një pështjellim, një mungesë të madhe e cila më largon nga çasti, nga letra, nga komjuteri, më bën të mos ndjehem mirë, më bën të ndjehem shterpë…Nuk mund të jem nënë!
– Oh Er! I ndjeva lotët të më ngjiteshin në grykë! Ia mora dorën që i dridhei, si purtekë e hollë dhe delikate, e preka, si të ishte motra ime! I pashë sytë e saj blu, të trishtuar ,të përlotur lehtë dhe nuk di se si u ndava me Erjolën shoqen e kursit të gjuhe letërsisë.
Më mirë mos ta kisha takuar!
O nëna ime , desh thirra me vete! Pashë rreth e rrotull . Asnjeri nuk kishte kthyer kokën. Pra vetëm kisha menduar. Dhe u nisa rrugës për tek stacioni i autobusit.

3 maj 2018

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s