Poezi nga Përparim Hysi

Poezi nga Përparim Hysi   NDODH DHE KËSHTU Bie në dashuri dhe jo për zbavitje Se nuk është trill dhe kaq Tek ty, befas, ndodh një”tronditje” Po është një”tronditje” që të kënaq. Befas ndjen që je bërë tjetër Sado që … Continue reading

KU TA GJEJ / Nga Ramiz Kuqi

KU TA GJEJ

( MEDITIM ÇASTI )

 

Nga: Ramiz Kuqi

Fjalën , e cila nga zemra e gurit, nxjerr një shkëndijë,si dritë.Dhe kjo, lë të jetë dritë për ditën e re, e cila ende nuk ka lindur ashtu siç e do koha.E di se kanë ikur ditë e vite , dhe ja ku është futur gjithçk në një thes: e bukura , ajo ëndrra që na ka mbajtur gjallë nëpër shekuj, ideali se njeriu duhet të mos e shkel betimin dhe besimin që ia ka dhënë populli.

Erdhën e shkuan vjeshtë e pranverë. Dimra të egër dhe vera përcëlluese. Dhe ne e pritëm, e përqafuan, u gjunjëzuam para lirisë. Ecëm kokëlart, në ditët e para të buzëqeshjes sonë kolektive.

Ecëm me krenari e ndonjë herë, pa ditur se çfarë ka në atë thes edhe lavdëruam përtej kufinjve realë. E bëmë, sepse ashtu ëndërruam se do të jetë. Po gjërat ikën shpejt, si erë e çastit , dhe pas kaq vitësh, jemi kthyer në fillim të rilindjes sonë. Jemi kthyer nga sytë e diellit dhe e grishim një ditë të re, një hapërim pa skllavërim të punëtorit, i cili nuk ka orar të punës .

Për të papunët , të cilët i numrojnë ditët për të marrë një ndihmë sociale, e cila në këto rrethana jete, është si një pikë ujë në det.

E grishim , të lind një ditë që njeriut t’i rikthehet dashuria për vendin për të të cilën edhe u sakrifikua.

Për nënat zemërthyera që ende presin t’u kthehen bijtë dhe bijat e tyre të vrarë në vitin 1999, nga dora e gjakatarit sllav.

Ku ta ta gjej , ku?

Endet ora nëpër akrepa të lodhur nga skamja e varfëria , e cila ka hyrë si një mysafir i paftuar nëpër sofrat tona. E si pasojë…përplot Luke, përplot. Sa e rëndë kjo fjalë !

Një plak një ditë më tha: policët duhet ta kenë pagën sa një deputet i Kosovës, të cilin shpesh e zë gjumi nëpër mbledhje… për deputetin , i cili nuk respekton orarin e punës , dhe shpesh edhe kur nuk merr pejsë në mbledhje, mëditjen e merr.

Ku ta gjej , ku?

Jashtë sonte fryn një erë, e përcjellë me riga të imta të shiut. Në luginë dëgjoj ushtimën e lumit, i cili vargëzon dallgët nëpër grykë.
E atje, atje, edhe sonte nata ka dhimbje.

Një dhimbje që nuk e zë asnjë varg poeti !

Poezi nga Dhimitri Jani Kokaveshi

Poezi nga Dhimitri Jani Kokaveshi   QËLLIMIT Mbi largësitë e sfidave të kërkoja vështrime dhe përkujdesje Buzëve m’i lije, ngrirë, mbi buzëqeshje psheretimash Të një relaksi të shthurur M’i lije, shpirtit!… Artit dhe jetësores mos i mat: Të shthururat… ceremonive … Continue reading

Poezi nga Delina Kreka

Poezi nga Delina Kreka     “Viktima” të lumtur!   E madhja BOTË e syrit tënd gumëzhin pushteshëm,   nga një pikë e vogël,   që nuk shihet, e madhe, sa s’dihet.   Luajmë, lojë -luftash, ZEMRASH. E vetmja luftë, … Continue reading

Shtëpia Botuese “ADA”  publikon vëllimin poetik “Fajtor apo tradhëtar…” të autorit Leonard Greca

Shtëpia Botuese “ADA”  publikon vëllimin poetik “Fajtor apo tradhëtar…” të autorit Leonard Greca Autori: Leonard Greca Titulli: Fajtor apo tradhëtar… Përgatiti për botim: Roland Lushi Botimi i parë, 2018 Të gjithë librat e botuar te shtëpia botuese “ADA” mundt ti gjeni … Continue reading

Shtëpia Botuese ” ADA” publikon librin me epigrame “Inteligjencia artificiale” të autorit Ded Nikoll Luca (DENILU)

Shtëpia Botuese ” ADA” publikon librin me epigrame “Inteligjencia artificiale” të autorit Ded Nikoll Luca (DENILU) TITULLI: Inteligjencia artificiale AUTORI: Ded Nikoll Luca (DENILU) REDAKTOI: OLTJONA SELAMAJ Kopertina : AGIM SULAJ Botues: Roland Lushi Shtëpia Botuese “ADA” Adresa: Rr. Mihal Grameno … Continue reading