KU TA GJEJ / Nga Ramiz Kuqi

KU TA GJEJ

( MEDITIM ÇASTI )

 

Nga: Ramiz Kuqi

Fjalën , e cila nga zemra e gurit, nxjerr një shkëndijë,si dritë.Dhe kjo, lë të jetë dritë për ditën e re, e cila ende nuk ka lindur ashtu siç e do koha.E di se kanë ikur ditë e vite , dhe ja ku është futur gjithçk në një thes: e bukura , ajo ëndrra që na ka mbajtur gjallë nëpër shekuj, ideali se njeriu duhet të mos e shkel betimin dhe besimin që ia ka dhënë populli.

Erdhën e shkuan vjeshtë e pranverë. Dimra të egër dhe vera përcëlluese. Dhe ne e pritëm, e përqafuan, u gjunjëzuam para lirisë. Ecëm kokëlart, në ditët e para të buzëqeshjes sonë kolektive.

Ecëm me krenari e ndonjë herë, pa ditur se çfarë ka në atë thes edhe lavdëruam përtej kufinjve realë. E bëmë, sepse ashtu ëndërruam se do të jetë. Po gjërat ikën shpejt, si erë e çastit , dhe pas kaq vitësh, jemi kthyer në fillim të rilindjes sonë. Jemi kthyer nga sytë e diellit dhe e grishim një ditë të re, një hapërim pa skllavërim të punëtorit, i cili nuk ka orar të punës .

Për të papunët , të cilët i numrojnë ditët për të marrë një ndihmë sociale, e cila në këto rrethana jete, është si një pikë ujë në det.

E grishim , të lind një ditë që njeriut t’i rikthehet dashuria për vendin për të të cilën edhe u sakrifikua.

Për nënat zemërthyera që ende presin t’u kthehen bijtë dhe bijat e tyre të vrarë në vitin 1999, nga dora e gjakatarit sllav.

Ku ta ta gjej , ku?

Endet ora nëpër akrepa të lodhur nga skamja e varfëria , e cila ka hyrë si një mysafir i paftuar nëpër sofrat tona. E si pasojë…përplot Luke, përplot. Sa e rëndë kjo fjalë !

Një plak një ditë më tha: policët duhet ta kenë pagën sa një deputet i Kosovës, të cilin shpesh e zë gjumi nëpër mbledhje… për deputetin , i cili nuk respekton orarin e punës , dhe shpesh edhe kur nuk merr pejsë në mbledhje, mëditjen e merr.

Ku ta gjej , ku?

Jashtë sonte fryn një erë, e përcjellë me riga të imta të shiut. Në luginë dëgjoj ushtimën e lumit, i cili vargëzon dallgët nëpër grykë.
E atje, atje, edhe sonte nata ka dhimbje.

Një dhimbje që nuk e zë asnjë varg poeti !

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s