Poezi nga Delina Kreka

Poezi nga Delina Kreka
 
 
“Viktima” të lumtur!
 
E madhja BOTË e syrit tënd
gumëzhin pushteshëm,
 
nga një pikë e vogël,
 
që nuk shihet, e madhe, sa s’dihet.
 
Luajmë, lojë -luftash, ZEMRASH.
E vetmja luftë, me ”viktima” të lumtur!
 
I imi vesh, durim madh
regjur, psherëtimave.
Heshtjet zhurmojnë,
së brendshmi.
 
Vjeshtë u bëmë,
ajo qan, me ngjyrat e shpirtit!
lotëve të mi!
Me trishtimin e bukur të saj!!..
 
 
 
Ari dhe Argjendari! ……
 
Ari pa formë e shkëlqim mbuluar
e merr argjendari
në dorë për ta latuar.
 
Punon me format me mendie
sy mbyllur vendos,
dhimbjen në këngë e kthen ari.
Teksa e pret, copëton argjendari!
 
Dhunë të bukur
 
Me mjeshtëri
bën argjendari
në fronin e tij!
 
nuk nxjerr klithma, dhimbjet duron
dhimbjet, në tinguj ari i ndryshon.
 
E bukura ”dhunë” e argjendarit
shndërrohet tingull
i bukur i arit.
 
Ari pa argjendarin
çdo ish ç’farëdo,
argjendari pa arin
një hiç domosdo.!
 
“Dhuna”e tij stolitë skalit,
këngën e përvajshme
të arit dëgjon ç’do ditë”
 
 
 
Vallëzim i “FUNDIT”
 
Era i shkund gjethet apo erën presin?
Këngë e fundit e mjellmës
vallëzojnë e vdesin!
 
Vaj i bukur era e vjeshtës,
këndojnë përvajshëm!
trumcakët bashkë me të.
Sorkadhja unë në sulmin e heshtes.
 
Ti më kërkon, në frymëshkëmbim,
në dhimbjen tënde, e mallit tim!
Si këngë vaji a si ndëshkim!?
 
era shkund dhimbshëm gjethet,
apo erën presin!?
 
herë hark, herë shigjetë
zemra e shkretë, kraharori i shkretë!
 
Kujtimet tufë ia bën kohës që vdes.
 
Ti më përmend, në frymë shkëmbim!
në dhimbjen tënde e mallit tim…
 
marruar uragan,
shkumbëzuar, turfulluar, ngre tufan! Stuhi në Oqean……
 
 
 
FATI…
 
Më fatin zihemi, si grindavecë!
të tjerë pajtohen si dy në’ QELI”
Qoftë fati i bardhë,
a i zi!
 
Ca me fat lindin,
të tjerë fati i harroi!
ca fati i ndau,
të tjerët i bashkoi.
 
Dikush e ka fatin
e, s’ di ta ruajë,
Më tej fatin, si kaprollin,
në thepa e gjuajnë!
 
Jeta na jep fatin!?
a, ne e zgjodhëm?
Pa ditur se ç’ ishte
e pritëm e hodhëm.
 
Në duar
rreth vetes,
fati ynë.
Herë pranverë, herë brymë.
 
Ca i përkedhel, ca i përplas.
Ca shtatë pashë nën dhe’
të tjerë në qiellin e shtatë!
 
Njeriut,
si mbetet gjë tjetër,
të jetojë, fatin, ëndërrat
J-E-T-Ë-N! ……
 
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s