Poezi nga Dhimitri Jani Kokaveshi

Poezi nga Dhimitri Jani Kokaveshi

 

QËLLIMIT

Mbi largësitë e sfidave
të kërkoja
vështrime dhe përkujdesje
Buzëve
m’i lije, ngrirë, mbi buzëqeshje
psheretimash
Të një relaksi të shthurur
M’i lije, shpirtit!…
Artit dhe jetësores
mos i mat:
Të shthururat… ceremonive dhe
vrullit gjendem
Dhe gjendjeve, zbërthyer
Mbi ç’do moment?…
Një mendim.
Në ç’do mendim?… Mundimet
I zbërtheja
si udhëtar i shtruar
meditimesh
Zbërthyer!… Mbi qëllim. 

 

GJURMË

Lëpihem lotit
syrit tënd
ujëvarë studimi 
bëhem.
Bëhem?… Lakmi
si një tregim
në çdo gjurmim
mes ligjesh! ..
I udhëzuar
të qëndroj gdhëëndur
Shpjegimeve!…
Si dashuritë e heshtura
skulpturave
po na mundojnë:
I lartësojnë?…
A mund t’u fal
shpirtin?…Të ngjall!…
Në çdo kërkim
Dhe një krijim mbi
rinumërime
heshtjesh apo zgjatime
Shmangjesh
Prej diellores shtohen!…
Largësitë. 

 

FTOHTËSI

Sa e ftohtë!…
Ndjenjë
që nuk prek
trupi yt?…
Natë kureshtare
E humbur
aktivitetit të heshtjeve
vritej!…
Nata dhe të ftohtit
ndjenin!…
Frikë.

 

MISTERIT

Misterit rritej!…
Si një mrekulli kërkesave
në ritmik 
të kohës shpirti!…
I ngrohtë
më vjen, si një substancë
tretësit
nuk e marr prekjen
të ngrohtë
e gjej, lules dhe duarve
më lë magji!…
Më mrekullon, zbërthimeve
Ngadalë
po lehtësoj, mendimet!…
Pulsojnë
aq ëmbëlsisht aq
lehtësisht
pulson!… Vesën
se thaj, lules
si fllad mëngjesi i qëndroj
Kënaqësive
mat!… Lulën?…
Petaleve
e prek dhe numëroj
zgjimet?!…
Përmes palosjesh
mbi petale
në pranverave të heshtura
nuk më ngacmojnë!…
Bukuritë e heshtura!…
Si një trazim
joshjesh më mbete veç ti?!…
Mbi çdo pëlqim
Mbi çdo shkëlqim në prekje
shpirti
së numëruari nuk më qendron
as të qëndroj
në vyshkje jete askënd!…
Nuk do ta ftoj. 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s