Poezi nga Myrteza Mara

Poezi nga Myrteza Mara

 

NËSE NJË DITË

Nëse një ditë të lag shiu i trishtimit,
Nën ombrellën time ka vend përherë.
Aty do i gjesh gjithë hirin e kujtimit,
Shpirtin tim muzeum me pranverë!

Nëse një ditë do të duhet një urë,
Të kalosh pa frikë “detin e Dilemës”,
Mos u mundo, varkë bëhem unë
Gjoksi i ndezur shkrinë ajzbergët.

Nëse një ditë do të humbas kënga
Trokit tek muza ime e vjetër.
Veç, të lutem, mos m’i zgjuaj ëndrrat,
E vetmja pasuri që më ka mbetur!

Nëse një ditë do të duhet një qiell,
I pastër si loti yt kristal,
Eja, pëshpëritmë lehtë mbi mermer,
Për ty do e le jetim atë varr!

 

DËSHMI POETI

Kurrë s’kam bërë dhelprën e Ezopit,
e kam vjelë në kohë frutin e pjekur
Kam pritur ciklin e stinëve të motit
një fletë s’këputa nga pema e tjetrit.

Nuk kam nxjerrë gozhdë të ndryshkura,
nga dërrasat e kalbura nëpër rrënoja,
As kam mar erë petaleve të vyshkura,
korbit s’ja kam rrëzuar djathin nga goja.

S’jam marrë me hijet, si nat’e zezë
sepse do mbushja rrugët me të vjella
Gjaku do më ishte bërë i gjithi helm
nuk do më hapte derën as e vërteta.

Kam ecur në këmbë, asnjëherë zvarrë
në hijet e të tjerëve nuk kam shkelur,
Kaq herë jam rrëzuar edhe jam vrarë
dhe askush s’më ka përkëdhelur.

S’jam ruajtur kurrë nga litarët e rrufeve,
për të puthur diellin i përdora si shkallë
I kam fshirë djersët me shallin e reve
ndaj dhe flokët janë ngjyer me të bardhë.

E kam shuar etjen e zjarrit me zjarr
dhe me atë prush kam dehur të tjerë
Gjithë dashuritë janë “për herë të parë”
mushti i këngëve si vesa në pemë.

Një zog me gurë nuk kam qëlluar
s’kam ngitur kurthe, as gracka
Shlodhem kur i shoh duke flutruar,
adhuroj me shpirt ata që kanë flatra!

 

EDHE TË DUA

Edhe të dua s’e ndryshoj dot botën
As lindjen e diellit, as perëndimin
Ato janë punë që i dinë vetëm zotat
Unë di të kurdis veç orën e besimit.

Edhe të dua s’e rrëmbej dot hënën,
Helena e qiellit do të lindte një Trojë,
Homeri i verbër do të rindizte këngën
Legjenda ringrihej dhe bëhej me gojë.

Edhe të dua s’bëhem dot me flatra,
Shtegëtimet e mia janë vetëm në ëndërr
Aty fluturoj me psherëtima të vakëta
Aty edhe vdekja më bëhet e ëmbël!

Edhe të dua,…oh, sa shumë dua
Të bëhem erë, të bëhem dhe zog!
Të vi ku çelin buzëqeshjet e tua,
Nga sa kërkova më dhanë vetëm lotë.

Ndaj po të pres siç pret syri diellin,
Siç presin pemët vjeshtën e artë,
Ti-gjysmë perëndi që flet me qiellin
Në deti e lotëve m’u bëre varkë!

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s