Poezi nga Përparim Hysi

Poezi nga Përparim Hysi

 

NDODH DHE KËSHTU

Bie në dashuri dhe jo për zbavitje
Se nuk është trill dhe kaq
Tek ty, befas, ndodh një”tronditje”
Po është një”tronditje” që të kënaq.

Befas ndjen që je bërë tjetër
Sado që këtë “tjetërsim” askush s’e përligj
E pëson kështu dhe kur je i vjetër
Dhe je gati për dashurinë të vihesh dhe në kryq.

Të ka”rënë në kokë” dhe nuk është englendisje
Nga koka gati të të dalë tym
Sa sflilitse që është! Sa sfilitse!
Ç’shkruaj,as mos e merrni si trillim.

Ndodh kështu qoftë dhe në moshën e tretë
Dashuria të kthen në axhami
Ç’shkruaj, është krejt e vërtetë
Nuk ka ligj e moral në dashuri.

 

PARAJSA

Thonë që PARAJSA është në qiell
Dhe portën e saj e ruan SHËN PJETRI me kyç
Por “parajsë” për mua je ti, moj mjaltësheqer!
Dhe ajo që ruan SHËN PJETRI as që më duhet hiç!

As që më duhet ajo”parajsa tjetër”, moj mike
Kur duhet të trokasësh diku në një portë
Me askënd nuk të ndërroj, ta dish mirë, moj shpirte
Ku ka më “parajsë” se ti në këtë botë.

Atë”parajsën tjetër”, le ta ruajë SHËN PJETRI
Mua më duhet veç një parajsë si ti
Do të pyesin të tërë:- Ku është sekreti?
Sekreti ka emër: quhet dashuri!

 

NJË ERË PARFUMI

NJë erë e mirë parfumi
Si nga gonxhe të hapura
Mushkëritë plot m’i mbushi
Se i kisha të”zbrazura”

Në ninëzat e syve
Diçka të fshehtë”lexova”
U besoj “magjive”
Nga “vise të njohura”

Lodron një buzëqeshje
Që më është aq ndjellëse
Është si një lloj ftese
Moj zonjë aq magjepse.

Më dehu parfumi
Plot fllade maji
Dhe miku e humbi
Se “dehet” kollaj.

Dhe,kështu, i dehur
Bërë xhind i pirë
Mbi ty është “shkrehur”
Moj zonjë e mirë.

 

KONTRADIKTORE ËSHTË JETA E NJERIUT!

Kontradiktore është jeta e njeriut
Zemra sa ç’ka dashuri,ka dhe urrejtje
Njeriu është qengj,por ka dhe inatin e ariut
Dhe nga kafsha njeriu dallon se ka ndërgjegje.

Ndërgjejgja dhe shpirti komandojnë qenien njerëzore
Herë drejton mendja dhe herë drejton shpirti
Zemra, si të thuash, është “moderatorja”
Që zbut urrejtjen dhe tek njeriu “lind KRISHTI!”

Zemra,ndonjëherë, merr përpjekur dhe bëhet “rebele”
Dhe me shpritin as që bie në ujdi
Pa ndodhin llahatarira (deri në rrënqethje)
Njeriu kthehet bishë dhe nuk vihet në burgji.

Zemra zë troket në çdo portë që dëshiron
Dhe për rrezik apo kosto as që pyet
Oh, të më besoj kushdo që lexon
Pikë për pikë kështu ndodh në jetë.

 

IKËN KOHA!

A nuk rrjedh koha si lumë
Që të rrëmben në rrjedhën e vetë
Këtë nuk e them vetëm unë
Po kështu ndodh me të vërtetë.

Gjatë jetës zhvillohen aq e aq “beteja”
Herë me fitore dhe herë me humbje
Zgjidhen çështje të vjetra, lindin të reja
Dhe koha të duket me madhësinë e një gjurme.

Gjithmonë ankohemi se kemi pak kohë
Dhe e jetojmë si ta kemi me tepricë
Jetoje kohën që mos bësh kot”oh”
Se gjatë jetës ka behar,por dhe dimër me ngricë.

Pra,kohën duhet ta shfrytëzosh racionalisht
Dhe jo një diçka që kurrë nuk ka fund
E keqja është që këtë e kupton në fund të pleqërisë
Që kohën e kaluar kot, ta rikthesh më nuk mund.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s