Poezi nga  Sadbere Gagica Spahija

Poezi nga  Sadbere Gagica Spahija

 

VARG I KËPUTUR NË MESDITË

Ti erdhe një natë kur kërrusur rrija mbi stinë
Udhëve të shpirtit më fute diellin ta shoh
E prek edhe dot këtë ditë vargut tim i mungon
Mall kam për Ty ëndrra dergjet në shtrat nate
Të kam të mbaj kurrë shpinën lagjes së zemrës s’ia kthej
Porta e qiellit më është hapur yjet dua t’i përqafoj
T’ia puth zogut pendlat mbi krahët e tij të fluturoj
Deri në shkronjën e fundit do shkrij fjalën që më ngacmon
Deri dje vazë e braktisur lule diku pa aromë
Trëndafil pa ujitur zë lënë në harresë foshnjë e posalindur lehonë
Pa kulm shpirti mbi kokë emri im në asnjë rasë lakimi
Jetë je bërë në sytë e mi agim i bardhë si pranverë
Jam gjelbëruar me këngë të re s’jam me flutur në erë
Ti erdhe një natë kurr kërrusur rrija mbi stinë
S’më tremb asnjë stuhi,me Ty jam Atdhe…

 

NËSE (S) KTHEHESH

Ndalu pak të ura e mallit
Kur theja gishtërinjtë e duarve
Të prisja
Si qielli shiun e ngrohtë
Si fusha zogjtë e malit
Në lagjen e takimit thura ëndrrat
Që i shkele pamëshirë
Në (s) kthehesh një ditë
Mos shkel mbi gjethet e zvedhura
Në mëngjesin e dhembjeve
Oh! paqe as sot nuk gjej
Kokën e kam var mbi krahërorin tim
Në folë e heshtjes
Që e dogje Ti
Nëse (s) vjen një ditë
Ndalu pak të ura e harrimit
Ulu galuc
Mbi bebëza stinësh…

 

Ç’PO DIGJEM

Bashkë me vargun
Dhe lotin lënë udhëve
Dimër e verë…
Ah! këto stinët e mia,
Sa i rëndë ky udhëtim
Pa Ty!
Pranverë me gjethe…
Ç’po digjem!
Bashkë me fjalën
Harruar nëpër shkronja malli,
Të pres
Ëndrra ime ..të pres
Deri sa të rrjedh
Gjak
Damarëve të trungut tim,
Je hise shpirti
Në muzën time,
Dje,
Sot,
Nesër…

 

HAPËROJ

Nëpër kujtimet e mia
Flas me gjethet e gjelbëruara
Që kanë nisur të bëjnë syth
Një cicërimë zogu më zgjoi
Duke udhëtuar nëpër vargje
Që ta gjej udhën e humbur
E një dritë qiriu
Që ta shoh një ditë
Si zbret dielli në prehëtin tim
Hapëroj paskajshëm
Në çdo skutë të shpirtit të fjalës
Për një poezi atdheu
Që s’e shkrova kurrë
Druaj se më mungon frymëzimi

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s