Poezi nga Zamira Agalliu

Poezi nga Zamira Agalliu

 

Zhurma e dallgës

E dua zhurmën e dallgës
të asaj dallge që përplaset në shkëmb
por jo zhurmën e dallgëve që çan anija 
drejtë perëndimit
ajo zhurmë, më dhemb, shumë më dhemb!

E ndjek me sy qytetin që nga unë largohet
dhe sytë më rrinë vetëm në një pikë
bregditi im tashmë me qiellin bashkohet
erë e dashurisë më shtynë në kraharor
mos ik ,mos ik, të lutem mos ik ….

 

“Kinema Ali Demi”

Qyteti fle.
Rrugët heshtin nën pluhurin e ditës
Deti nanurit valet ne breg e shkëmbi lëpin lotët e muzgut .
Aulona dremit nën Vlorë ,muret nxierrin thonjtë e qytetërimit antik.
Kështjellat plasaritin gurët e themelit ,dhimbja kërcet nën shputat dhe hiret e qytetit Tim , qytetit tend.
Stadiumi, teatri struken si shpella nen errësirë
E zuri gjumi të lodhur nga shpresa njerëzinë.

Këtu tek kinema “Ali Demi”
Ansambli i bretkosave nis simfoninë
E fika muzikën në sfond të dhomës
Si flakë qiriri, u venitën tingujt e saj,
Heshtën ,
Moxarti , Bethoveni, Verdi, të gjithë të gjithë…….

Natë qelqi, s’pipëtin më asgjë
,veç ”Traviatës” nën dritaren time……shshshshtt.
Ehh ç’serenatë , bretkosash te gjelbra nën kinena !
Eh, ç’blerim, ç’natyrë, ç’simfoni…moderne!!
Pa tekst, pa pentagram, pa solist, pa autor !!
Thjesht, natyrë, natyrë. …….

Tek të shoh që fle, i dashur
I gëzohem buzëqeshjes tënde,
Unë po marr frymë lehtë
Që mos të të zgjoj ty .

Ndoshta sheh ndonjë film të bukur në ëndërr
Ti Çaplini im….
Tek kinema “Ali Demi”
Kinemaja që na rriti Ne të dyve.

 

Parfumi në ajër 

Një pikë loti i kristaltë jam unë , në trishtimin tënd
Ti , psherëtimë e thellë .i ndezë yjet e nuk flet
Unë , ajo gllënka e parë e verës, që të le pa mend
Ti , hënë e plotë që rojë më rri pas xhamit e zbehtë.

Ti, ai rrethi i unazës së florinjtë , që xhelozon e dhemb
Unë, një zog i hutuar ,që hyri gabimisht në dhomë
Ti , rrufeja që bie prej qiellit e djeg një pemë
Unë, ai parfumi në ajrin tënd, që mungon.

 

Advertisements

One thought on “Poezi nga Zamira Agalliu

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s